Avokati italian i Rroshit paralajmëron ankimimin në Kushtetuese të Ligjit të Dekriminalizimit
Elvis Rroshi i ndodhur në gjendje arresti pas akuzave për falsifikim të formularit të dekriminalizimit do të tentojë një rrugë të tërthortë për t’i shpëtuar dënimit nga gjykata dhe kapitullimit politik. Ai ka angazhuar avokatin dhe politikianin e njohur italian Francesco Paolo Sisto në një betejë ligjore që do shkon përtej vlerësimit për ligjshmërinë e arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës. Ekspertiza juridike e avokatit italian do të godasë pikërisht kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit që u mohon personave me dëshmi të pastër penaliteti të ushtrojnë funsione publike. “Unë mendoj se në të vërtetë bëhet e vështirë për të kuptuar se si një ligj që është antikushtetues është aplikuar në mënyrë të keqe ose të gabuar në lidhje me Elvis Rroshin.”-tha Francesco Paolo Sisto në konferencën për shtyp me avokatin e Elvis Rroshit Theodhori Sollaku. Pra ligji do të atakohet si antikushtetues dhe nuk përjashtohet që Gjykata të gjejë me vend ankimimin e avokatëve të Rroshit. Në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga Ministria italiane e Drejtësisë Rroshi rezulton i pastër, pasi bazuar në ligjin italian dënimet me më pak se 3 vite, pas një periudhe nuk pasqyrohen në dëshminë e penalitetit të individit që konsiderohet i rehabilituar. Por megjithë dëshminë e pastër të penalitetit të marra qoftë në Itali apo qoftë në Gjermani, Elvis Rroshi nuk mund të fshehë problemet që ai ka patur me ligjin, bazuar në dhënat e Europol, të cilat i japë përcjellë Prokurorisë Shqiptare. Edhe kryeministri Rama që shkruajti një hartim lamtumire dhe ndjese publike për Elvis Rroshin i kërkoi këtij të fundit të provojë para ligjit pafajësinë e tij.
Add new comment