gjermania
Gabriel: Me zgjedhjet gjermane është në lojë uniteti i Europës
Ish-zv.kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel thotë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se me zgjedhjet e afërta gjermane në lojë është uniteti i Europës. Një unitet që nuk vendos përballë Lindjen me Perëndimin vetëm.
Gjermania del publikisht kundër nismës "Ballkani i Hapur"
Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, e sheh nismën e liderëve të rajonit për Ballkanin e Hapur si alternativë që nuk përfaqëson qytetarët. Në një intervistë për DW, Berger thotë se nisma të tilla janë zgjidhje të përkohshme, ndërsa thekson se e vetmja alternativë e sigurt mbetet Tregu i Përbashkët Rajonal.
Nisin hetimet për ndërhyrjen ruse edhe në zgjedhjet gjermane
Prokurori i Përgjithshëm Federal i Karlsruhe ka hapur një hetim mbi sulmet e hakerëve në fushatën zgjedhore gjermane nga Rusia. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i zyrës së prokurorit për Spiegel.
Prej muajsh, grupi i hakerëve "Ghostwriter" është përpjekur të hyjë në email-et private të anëtarëve të Bundestagut dhe Landestagut (Dhoma e Rajoneve).
Dyshimet janë se, autoritetet ruse të sigurisë dhe shërbimet sekrete ushtarake të GRU janë pas këtyre sulmeve. Në veçanti, deputetët e koalicionit qeveritar CDU-CSU dhe SPD kanë përfunduar në shënjestrën e hakerave.
Mbi 150 viktima nga përmbytjet në Europë
Numri i të vdekurve nga përmbytja katastrofike në Evropën Perëndimore arriti sot në mbi 150. Sipas autoriteteve gjermane, më shumë se 90 viktima janë konfirmuar në rajonin Ahrweiler në perëndim të vendit, një nga zonat më të goditura. Të premten, bilanci i viktimave në këtë rajon ishte 63.
43 persona të tjerë u konfirmuan të vdekur në shtetin fqinjë të Rhine-Westphalia, më i populluari në Gjermani. Transmetuesi belg RTBF njoftoi se numri i të vdekurve në Belgjikë arriti në 27 të shtunën.
Konstruktiviteti i Merkelit dhe zhgënjimi i Ballkanit
Afganistani, fundi i ëndrrës për eksportimin e demokracisë
Misioni ushtarak në Afganistan, që tani merr fund, (30.06) ishte më shumë se luftë kundër terrorit. I tillë ai ishte vetëm në fillim. Shumë shpejt misioni synonte të sillte demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimin e mirëqenien në vendin e shumëgoditur. Sidomos gjermanët, tradicionalisht kritikë ndaj misioneve ushtarake, kishin nevojë për këtë qëllim të "lartësuar" si justifikim për pjesëmarrjen e tyre. E sigurisht qëllimi është i nderuar.
Gjermania tërhiqet përfundimisht nga Afganistani
Gjermania ka përfunduar procesin e tërheqjes së trupave ushtarake nga Afganistani, raporton Reuters. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer njoftoi se ushtari i fundit gjerman la Afganistanin të martën në mbrëmje. Tërheqja e trupave gjermane, pas një pranie 20-vjeçare si pjesë e forcave ndërkombëtare, vjen pas vendimit të presidentit amerikan për të tërhequr trupat nga Afganistani deri në 11 shtator.
BE-ja rrëzon propozimin franko-gjerman për një samit me Rusinë
Drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka hedhur poshtë dje propozimin franko-gjerman për një samit mes BE-së dhe Rusisë.
Ishte një diskutim shumë përfshirës, jo i lehtë. Nuk pati marrëveshje sot për një takim të afërt mes liderëve
tha pas takimit të 27 vendeve anëtare, kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Jo vetëm agresorë/Në Berlin hapet muzeu i përkujtimit të 14 milionë refugjatëve gjermanë të LIIB
Në Gjermani është hapur së fundmi një muze që përkujton 14 milionë refugjatët gjermanë që ikën lanë shtëpitë e tyre në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në përurimin e Qendrës për Ikjen, Dëbimin, Pajtimin, hapur më 21 qershor 2021, ka qenë kancelarja Angela Merkel, duke theksuar kështu rëndësinë politike të projektit në fjalë.
Ikja nga Atdheu