gjermania
Gjermania kërkon nga Greqia të demilitarizojë ishujt pranë Turqisë
Gjermania i ka kërkuar së fundmi Greqisë që të demilitarizojë ishujt pranë Turqisë, në mënyrë që të mundësohet një dialog mes palëve. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke ESTIA, sipas të cilës kërkesa është paraqitur nga ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, i cili ishte i pranishëm edhe në Parlamentin grek.
Berlini po preson Athinën dhe Ankaranë në të njëjtën kohë që të tërheqin trupat…
Po dëshmojmë fundin e bankave qendrore të pavarura. Mbijetesa e Eurozonës kërkon një Macron gjerman
Helmimi i Navalnyt, Rusia aludon se është lojë që lidhet me Bjellorusinë
Rusia duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë presidentin bjellorus Alexander Lukashenko i cili ka dalë së fundmi në skenë me një ofertë të pazakontë. Në një dalje televizive, Lukashenko ka deklaruar se qëndrimet publike të kancelares, Angela Merkel, për helmimin e Alexei Navalnyt dhe trajtimin e këtij rasti si tentativë vrasjeje, janë falje.
Gjermania merr kurs konfrontimi me Rusinë
Reagimi gjerman nuk kishte si të ishte më i vendosur: Që kur opozitari rus, Aleksej Navalny po trajtohet nga 22 gushti në spitalin e Berliner Charite, rrinte pezull pyetja, nëse dhe kur, e para së gjithash si do të reagonte qeveria gjermane ndaj sinjaleve të qarta për helmim të kritikut të regjimit rus. U fol për shumë zemërim, por një ton i ashpër me qeverinë ruse nuk ishte përdorur as nga kancelarja dhe as nga ministri i Jashtëm gjerman. Tani gjërat ndryshuan.
Pandemia çon në faliment edhe Pascha-n, një ndër bordellot më të mëdha në Europë
Një ndër bordellot më të mëdha në Europë, Pascha, ka falimentuar. Mediat raportojnë se përfaqësuesit e bordellos 10-katëshe që ndodhet në Këln të Gjermanisë kanë aplikuar për procedurat e falimentimit që duket se ka ardhur për shkak të masave anti-CoVid të marra në Gjermani.
Kapëm fundin
citojnë mediat drejtuesin e bordellit.
Tani është Gjermania. Ose shpresohet se do të jetë
Njëherë e një kohë ishte Amerika, tani është Gjermania.
Kështu titullohet një koment i publikuar në versionin anglisht të gazetës konservatore greke “Kathimerini”, që duket se shpreson që kriza në Mesdheun Lindor të katalizojë ndër të tjera një rol të ri për Gjermaninë.
Kremlini jep dritën jeshile për transportin e Alexei Navalnyt drejt Gjermanisë
Mjekët rusë të qytetit të Omskit që po trajtojnë opozutari rus Alexei Navalny kanë rënë dakord që të lejojnë transferimin e tij drejt Gjermanisë. Pas shtrimit urgjent në spital, Kremlini lejoi ekzaminimin e tij nga mjekë gjermanë për të hequr çdo dyshim se ka dorë në atë që duket si një helmim, por që u trajtua zyrtarisht si gjendje e rënies së sheqerit në gjak.
SHBA zhvendos nga Gjermania Komandën ushtarake Europiane dhe atë të Afrikës
SHBA do të zhvendosë 12 mijë trupa nga Gjermania drejt Belgjikës dhe Italisë. Mediat amerikane citojnë sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper, sipas të cilit procesi do të zgjasë disa vjet dhe do të kushtojë miliarda dollarë, ndërkohë që mbi këtë temë ka edhe një debat të karakterit politik.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e vet duke nënvizuar faktin se Gjermania nuk përmbush detyrimin për të paguar 2% të PBB-së për NATO-n, por edhe vendet pritëse, Italia dhe Belgjika nuk e arrijnë këtë kuotë.
Gjermania ndërmjetëson mes Turqisë dhe Greqisë për kërkimet në Egje
Turqia ka vendosur të pezullojë kërkimet për naftë në Egje duke kthyer në port anijen e kërkimit, Oruç Reis. Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin tha në një intervistë për CNN Turk se Erdogan ka urdhëruar pezullimin në funksion të negociatave me Athinën zyrtare. Ai ka përmendur edhe rolin e Gjermanië në këtë situatë duke zbuluar se tërheqja e Ankarasë mund të jetë edhe produkt i diplomacisë së Berlinit.
Qasja bazike e Gjermanisë është të ndërmerren hapa për të reduktuar tensionin në Mesdhe; qasja jonë ndaj kësaj është shumë pozitive
Gjermania ka përgjegjësi për kohezionin e Europës
Gjermania ka përkujtuar so 75 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, një ngjarje që nuk ka precedent në historinë e qytetërimit njerëzor. Është një nga ato procese historike që kanë përcaktuar rendin botëror për dekada dhe e shndërruan demokratizimin si të vetmen alternativë për të kuruar shoqërinë modern nga dukuri shoqëruese që çojnë drejt vetëasgjësimit. Me këtë rast, presidenti gjerman, Frank - Walter Steinmeier ka bërë thirrje që të mbrohet demokracia.