Kremlini jep dritën jeshile për transportin e Alexei Navalnyt drejt Gjermanisë
Mjekët rusë të qytetit të Omskit që po trajtojnë opozutari rus Alexei Navalny kanë rënë dakord që të lejojnë transferimin e tij drejt Gjermanisë. Pas shtrimit urgjent në spital, Kremlini lejoi ekzaminimin e tij nga mjekë gjermanë për të hequr çdo dyshim se ka dorë në atë që duket si një helmim, por që u trajtua zyrtarisht si gjendje e rënies së sheqerit në gjak.
Gjatë ditës së djeshme mjekët rusë kundërshtuan firmosjen e lejes së transferimit me arsyetimin se gjendja e Navalnyt nuk e mundëson një gjë të tillë. Mjekët gjermanë ndërkohë kanë deklaruar se ai mund të lëvizë pa probleme me avion. Zv. shefi i spitalit të Omskit, Anatoly Kalinichenko, i ka deklaruar agjencisë ruse Interfax se gjendja e politikanit rus është stabël dhe se ata nuk do ta kundërshtojnë kërkesën për transferim trupi.
Mbështetësit thonë se ai u helmua gjatë qëndrimit në aeroportin e Tomskit në Siberi dhe simptomat i pati në avion. Ata flasin për helmim, kurse Kremlini ka mohuar kategorikisht çdo gjë teksa mjekër rusë flasin për çrregullim metabolizmi. Më vonë zyrtarë rusë kanë deklaruar se në flokët dhe lëkurën e Navalnyt janë gjetur gjurmë të një kimikati industrial që përdoret te polimeret për të rritur elasticitetin e tyre.
Transporti është marrë përsipër nga fondacioni Kinema për Paqen që pritet ta transferojë atë në spitalin Charite në Berlin. Gjendja e Navlanyt është një patate e nxehtë për presidentin rus Vladimir Putin që akuzohet në mediat e Perëndimit se ka autorizuar zhdukjen përmes helmimit të shumë njerëzve, veçanërisht ish-agjentë apo pjesëtarë të trupit të sigurisë.
Duhet thënë se lejimi Iidaljes së Navalnyt mbetet e vetmja rrugë që Kremlini të besohet se nuk ka dorë në këtë që ndodhi, teksa provon brishtësinë e tij në ekspozimin e imazhit të një vendi mbi të cilin ka dyshime të vazhdueshme se eliminon njerëzit, diçka e papranueshme për një shtet kaq të madh si Rusia në shekullin që jetojmë. Dhe gjella e dyshimit është shfaqur. Nadya Tolokonnikova, bashkëshortja e Pyotr Verzilov, një aktivist i helmuar në vitin 2018 pas protestave të grupit Pussy, u kurua në Gjermani ku nuk u zbulua asgjë, por asokohe mjekët saktësuan se ka toksina që eliminohen nga trupi në tri ditë.
Add new comment