gezim mekuli
Kur Fjala mbolli luftën
Fokusimi i gazetarisë shqipe në person: Manipulim, çorientim, apo informim?
Fokusimi i tepruar i medias shqipe në person, përpara procesit dhe thelbit të ndodhisë, është duke zvogëluar vlerat informative.
Çka është fokusimi në person?
E kaluara jeton përsëri
Kosova është shtet i pavarur. Helikopterët ushtarak serb po fluturojnë kërcënueshëm afër kufirit të Kosovës. Nacionalistët serbë po përdorin terrorin si mjet për të sabotuar shtetin më të ri të Evropës; Kosovën.
Shumë pyesin: Çka po ndodh sot me Serbinë?
Mendimi im është se fjalimet e Millosheviqit ishin një ndër faktorët të cilët shkaktuan dhimbje të mëdha njerëzore dhe, se fjalimet e tij, akoma në vazhdimësi, ndikojnë në atë se çka është duke ndodhur, sot, në Serbi dhe në Kosovë.
Shkruesit “e mirë” të letrave/fjalimeve politike
Presidenti i 29 i SHBA-së, pasi pati lexuar një paragraf nga një fjalim që ai e kishte mbajtur, e tha këtë: ”Unë kurrë se kam parë këtë me parë. Unë se kam shkruar këtë fjalim dhe nuk besoj në atë që unë sapo e lexova”.
Të nderuar lexues,
Fjala e shkruar, si kurrë më parë, është shndërruar në një mjet të fuqishëm për të ndiku e për të drejtu proceset shoqërore-politike. Sot, politikanët, ushtarakët apo edhe udhëheqësit e institucioneve të rëndësishme nuk i shkruajnë vetë fjalimet që këta i lexojnë. E kjo është një praktikë që ka dobësitë dhe përparësitë e veta.
Gjuha e lajmit po kriminalizon politikën, varfërinë dhe gjininë
Disa gazetarë po sajojnë lajme të rreme për të rrëmbyer ndjenjën e fuqisë. Kjo po ndodhë edhe në kohën e zbrazët dhe të pafuqishme të pandemisë. Disa gazetarë të tjerë po e bëjnë këtë për të krijuar frikë, dhunë dhe përcarje sociale. Po gjuha e lajmit si është? Cilat fjalë duhet të përdorim?
Shembulli 1: A është e drejtë t'u referohemi grupeve të mëdha të njerëzve, që janë mjaft të dëshpëruar për të rrezikuar jetën e tyre, si "valë e re refugjatësh?"
Përse ngatërrohet Edward Said, Albin Kurti dhe Knut Hamsun me dështakun Grenell?
Hipokrizi Krenare!
Duhet "kapërcyer Rubikonin!" - Taksa po përdoret si "municion" kundër Qeverisë Kurti
Taksa 100% është kundërproduktive, është bumerang ndaj shtetit dhe diplomacisë së Kosovës. Kjo taksë s'ka bërë asgjë tjetër pos se ka "viktimizuar" Serbinë në marrëdhënjet ndërkombëtare. Kjo taksë, më shumë me qëllime djallëzore sesa gjeo-politike, në dioptrinë e syzeve ideologjike e diplomatike europerëndimore, Serbinë po e paraqet si të "sulmuar" e si "shtet gjynah" nga "sulmet e Kosovës primitive".
Pa median politikanët shqiptarë do të ishin çobenj
Trillim apo realitet?
Mediat shqipe edhe në ketë zezëditë kanë filluar të gatuajnë ndodhi dhe lajme të pavlera e spektakolare, më shumë se informata dhe lajme të rëndësishme e të dobishme.
"Bro, bro, bro! " - Femra si stoli e si objekt!
S’është asgjë tjetër ky marifet pos një tregues i "kompleksit të vlerave të vogla".
Shkojmë më tutje:
Nuk e kam parë, e as lexuar gjëkundi, kurrë e asnjëherë, që në mënyrë të organizuar nga media, pushteti, e as nga grupacionet sportive të Kosovës, të ishte shkruar: "vëlla, vëlla, vëlla", për sportistët shqiptarë që vinin të luajnë në Kosovë nga Tirana ose anasjelltas. (Përjashtuar Plisat dhe Kuqezinjtë)