Duhet "kapërcyer Rubikonin!" - Taksa po përdoret si "municion" kundër Qeverisë Kurti
Taksa 100% është kundërproduktive, është bumerang ndaj shtetit dhe diplomacisë së Kosovës. Kjo taksë s'ka bërë asgjë tjetër pos se ka "viktimizuar" Serbinë në marrëdhënjet ndërkombëtare. Kjo taksë, më shumë me qëllime djallëzore sesa gjeo-politike, në dioptrinë e syzeve ideologjike e diplomatike europerëndimore, Serbinë po e paraqet si të "sulmuar" e si "shtet gjynah" nga "sulmet e Kosovës primitive".
Kosova nuk kishte mekanizma të duhuara që ta kanilzoj një taksë të tillë, as të jashtme e as të brendshme, e cila që në fillim kishte elemente prej mentaliteti që i takonin luftës së ftohtë në mes të BRSS-së (Paktit të Warshavës) dhe Kapitalizmit (Paktit të NATO-s) në anën tjetër.
Pse e themi këtë?
Prodhime serbe ka sot gjithandej në Kosovë, atëherë shtrohet pyetja, përse të përdoret taksa si mjet shantazhi ndaj Qeverisë Kurti, e si element "viktimizimi" të Serbisë nga Kosova "jodemokratike" në sytë e politikave të mjegulluara ndërkombëtare.
Serbia kërkon viktimizim, ajo duhet të jete viktimë, këtë Serbia e ka arritur historikisht, e edhe tani, për shkak të politikave të gabuara të Qeverive të pasluftës, ku edhe LDK ishte pjesmarëse në këtë marifet. E dogji Kosovën, vrau gra, fëmijë e pleq, dhunoj nëna, motra e gra shqiptare, dhe ja përsëri Serbia arriti të "jetë viktimë". Qeveritë e pasluftës nuk arritën t'a vërtetojnë gjenocidin serb, e sot janë mu këta që kërkojnë t'a mbrojnë taksën, që më shumë është ideologjike se sa gjeo-politike.
Shkurt e shqip: Taksa po përdoret si "municion" kundër Qeverisë Kurti, ta themi pa dorëza. Qeveria Kurti duhet të investoj në vetëdijësimin e shoqërisë: që të mos konsumoj mallërat e një shteti agresiv, duhet shkollimi i mediave që të ndihmojnë në këtë fushë, investim në arsim dhe edukim, jo ligje e taksa (dinake) që vështirësojnë ecajakjen e shtetit të Kosovës.
Duhet "kapërcyer Rubikoni"! Taksa duhet hequr (kuptohet me kushte).
Qeveria Kurti i duhet këtij vendi e këtij populli, gjithsesi, patjetër, për shumë kohë e me përsëritje!
Add new comment