gezim mekuli

Dështimi i atentatit mediatik kundër Albin Kurtit

Postuar në 10 Tetor, 2019 17:32

 

Cili ishte apeli i fotografisë së Blendi Fevziut mbrëmë? A kishte qëllime paraqitja vizuale e Albin Kurtit nga Blendi Fevziu?

Mbrëmë Albin Kurtit i ishte organizuar atentat retorik. Gjatë intervistës, që gazetari Fevziu i bëri Albin Kurtit, pamë se kishte një kurthë mediatike.

Pse mendoj kështu?

Këtu s’do do të analizoj fjalën e Blendi Fevziut e as të Kurtit, por do trajtoj një problematikë tjetër; atë të Fotografisë/ Kameras që u përdor në rastet kur përgjigjej Albin Kurti.

Kontrolli i informacionit nën petkun e luftës kundër shpifjes*

Postuar në 16 Tetor, 2018 00:52

Nuk është asgjë e re te thuhet se ata që kane qasje në opinionin politik  janë elita dhe grupe me fuqi në shoqëri. E re është se mediat kanë krijuar një opinion politik me dimensione tërsisht te reja.

Pse e them këtë e përse mendoj kështu.

Sipas sociologut francez Pierre Bourdieu në çdo shoqëri gjendet e ashtu quajtura "Hapësirë doksike". Fjala “doxa” është huazuar nga greqishtja, e që do të thotë "jo politike", "jo e diskutueshme" ose "mendim i përkryer dhe i përfunduar" .

Propaganda, municioni i fundit i mediave të Thaçit!

Postuar në 26 Shtator, 2018 22:10

Është e panevojshme që në këtë kohë e në këto rrethana të papërshtatshme politike, të ndizet debati rreth bashkëpunimit të opozitës për të kordinuar protestat kundër Thaçit.

Gazetarët shqiptarë, një bandë amatorësh

Postuar në 06 Qershor, 2018 13:55

Gazetaria shqipe është dogmatike. Gazetaria politike shqipe është e sëmurë. Ajo është e infektuar nga tregimet erotike dhe nga gazetaria sportive. Gazetara shqipe vuan nga cektësia dhe mungesa serioze e rëndësisë. Simptomat e kësaj gazetarie janë: “mentaliteti tufë”, “skandalet”, “konfliktet”, "ndërtimi i realiteteve", dhe mashtrimin kolektiv nga lajmi i kontrolluar. Si pasojë e këtij "komunikimi", politika po zhvlerësohet. Sëmundja ka përfshi dhe ka dëmtuar mbulimin e lajmeve dhe ka kaluar tek debatet televizive si dhe tek opinionistët/analistët politik:

Gazetaria feudale dhe mbretërit e Kosovës

Postuar në 26 Nëntor, 2017 12:34

Mediat shqipe janë ”rob” i burimeve të informacionit që vijnë nga pushteti, ambasadorēt, UNMIK-u, EULEX-i dhe nga partia.
Problemet e pazgjidhura politike nuk janë paraqitje e realitetit që bëjnë këto media. Ato nuk janë reflektuese besnike të botës dhe të realitetit të shqiptarëve. Kēto janë duke e paraqitur “realitetin” ideologjik të parë me ”syzet dhe me thjerrëzat” e ambasadave, qeverisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it. Këta janë regjisorët e debatit politik dhe të polemikave në opinion.

Erdogani, Serbia dhe shqiptarët

Postuar në 11 Tetor, 2017 08:24

Si nga perëndimi e poashtu edhe nga lindja, Serbia, në Ballkan, është kthyer në thithësen më të madhe të investimeve. Ky shtet, që vrau mbi 20.000 shqiptarë, që dogji e shkatëroj më shumë se 60% të të mirave materiale, dhe që dhunoj seksualisht mbi 2.000 gra shqiptare, është duke u kthyer me hapa të shpejtë si fituese politike dhe ekonomike në politikën Euro-atlantike. 

Aktrimi ynë kolektiv*

Postuar në 21 Gusht, 2017 17:30

Sot paska vdekur ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, z. Bajram Rexhepi. Ngushëllime familjes së Bajram Rexhepit!

Pages

Subscribe to RSS - gezim mekuli