E kaluara jeton përsëri

Postuar në 25 Shtator, 2021 22:14
Gezim Mekuli

 

Kosova është shtet i pavarur. Helikopterët ushtarak serb po fluturojnë kërcënueshëm afër kufirit të Kosovës. Nacionalistët serbë po përdorin terrorin si mjet për të sabotuar shtetin më të ri të Evropës; Kosovën.

Shumë pyesin: Çka po ndodh sot me Serbinë?

Mendimi im është se fjalimet e Millosheviqit ishin një ndër faktorët të cilët shkaktuan dhimbje të mëdha njerëzore dhe, se fjalimet e tij, akoma në vazhdimësi, ndikojnë në atë se çka është duke ndodhur, sot, në Serbi dhe në Kosovë.

Pas fjalimit të Millosheviqit të mbajtur në Gazimestan (1989), në Kosovë u jetësuan ligje të njëpasnjëshme diskriminuese: Serbët në mënyrë sistematike zbatonin spastrimin e shqiptarëve nga e drejta e punës. Reth 800.000 shqiptarë u larguan nga vendet e tyre të punës mu për shkak të perkatësisë së tyre nacionale (Malcolm 2001: 361). Si pasojë e kësaj në vitin 1994 ishin vetëm 20% shqiptarë të punësuar (Mønnesland 1994: 24). Fëmijët dhe të rinjët shqiptar u diskriminuan gjatë regjistrimit në shkolla dhe universitete (Malcolm 2001: 361).

Fjalët më të rëndësishme që Millosheviqi vazhdimisht i përdorte në fjalimet e tij ishin “përçarja”, “beteja”, ”identiteti”, ”populli”, ”Nato”, ”Serbia”, ”Kosova”, ”ata”, ”ne” dhe ”kushtetuta”. Duke përdorur këto shprehje Millosheviqi kërkonte të ndërtojë një publik që do ta pranonte atë si një udhëheqës të përkryer për të gjithë serbët në ish-Jugosllavi. 

Si duket pikëpamja për botën për serbët sot?

Jane tri elemente që mbidominojnë në të gjitha fjalimet e Millosheviqit: E para është se “Kosova” ka një vend qëndror dhe paraqitet si “shpirti i Serbisë”. E dyta është se ”sindromi i viktimës” luan një rol vendimtar në ndërtimin e publikut, dhe e treta është se ”përqarja”, kjo fatkeqësi serbe, i ka ndjekur këta që nga viti 1389.

Kur kryeminstri serb thotë se ”Kosova është djepi serb”, fjalimi i tij ndërton pikëpamjen për botën me dominimin serb, rikthimin e krenarisë serbe, dhe një përqendrim të fuqisë serbe në Kosovë. Këtu kemi një pikëpamje mbi botën dhe një publik që mendon se është terësisht e drejtë për të sunduar pupujt e tjerë; Sepse, sipas fjalimit, serbët janë ”populli i zgjedhur i Zotit”. Është pra një publik i ndërtuar i cili shumdon të konkretizojë ”Serbinë e Madhe”.

Një motiv tjetër mbidominues në fjalimet e Millosheviqit është lufta kundër ”dreqit ndërkombëtar, NATO”. E kjo, po ashtu, shifet hapur se është edhe një ndër çështjet më të rëndësishme edhe në fjalimet e kryeministrit serb; Fjala ”NATO” është shumë afër ngjitur fjalës ”Kosova” dhe ”pushtuesit”. Përveq kësaj fjala ”Kosovë” në të gjitha fjalimet e tij është ”shprehje zoti”.

Pikëpamja e botës që tregohet në fjalimet e Koshtunicës është se një politikan serb duhet të jetë pa kompromis sa i përket Kosovës; Është e drejtë serbe jo vetëm që të adminstrojë Kosovën, por po ashtu të përvetësojë Kosovën. Ne edhe sot gjejmë shumë fjalë agresive kundër perëndimit në fjalimet e tyre. Kështu politikanët në Serbi ndërtojnë një pikëpamje mbi botën që i bindë dhe u mbush mendjen serbëve se perëndimi është dreqi ndërkombëtar i Serbisë.

Duke proklamuar se ”Kosova dhe Metohia është zemra e Serbise”, politikanët serb thërrasin tek ndjenjat nacionaliste. Në këtë mënyrë fjalimi ndërton një publik ku serbët ishin të bindur se ata i takonin një populli ”të shenjtë e të veçantë ”; pra këta i takojnë një poppulli me një domëthënje të madhe, përderisa ”të tjerët” ishin popuj me domethënje e vlera më të vogla apo, popull me zerodomethënje. Pikëpamja mbi botën në këto fjalime është se serbët vazhdimisht duhet të luftojnë për të mbajtur ”zemrën - Kosovën” brenda Serbisë.

Duke përdorur elemente mitologjike, fjalimi ndërton e zhvillon një pikëpamje mbi botën se serbët duhet të sigurojnë atë që është specifike për ”identitetin serb”. ”Kosova” është një nga fjalët më të rëndësishme e që ka një intensitet të madh në fjalimet në Beograd (2021 ). Bile bile rreth fjalës ”Kosova” ngushtfrekuentojnë fjalët me rëndësi sic është ”identiteti”. Përmes këtyre fjalëve (Kosova + Metohija + djepi + identiteti), fjalimi i kryeministrit serb ndërton një popull me një kujtesë të gjatë historike dhe mitologjike.

Kështu ndërtohet një pikëpamje mbi botën me rrëfimet rreth asaj se si otomanët dhe feja islame ju shkaktoj serbëve një humbje të tmerrshme e poshtëruese në vitin 1389. Në këtë mënyrë fjalimi sajon një pikëpamje mbi botën ku situata e sotme politike është qellimisht vendosur në lidhshmëri me mitologjinë dhe historinë që para 600 vjetësh. Kjo pikëpamje mbi botën vendoste dhe kategorizonte ”të tjerët” si historikisht sulmues kundër kombit serb dhe okupues të identitetit serb. Duke përdorur rrëfime mitologjike rreth ”të tjerëve”, fjalimi ndërton një pikëpamje mbi botën ku serbët duhet të mbrojnë vehten e tyre nga sulmet e fqnijëve të tyre.

Ekzistojnë, po ashtu, ngjajshmëri të dukshme në mes fjalimeve të Millosheviqit dhe fjalimeve që politikanët në Serbi i mbajnë sot. Sot shofim e dëgjojmë, po ashtu, se fjalimet zbulojnë një ndërtim të publikut i cili thotë se Serbia është e rrethuar nga ”armiq” të fuqishëm e agresiv ndërkombëtar.

Një ngjajshmëri, po ashtu e fuqishme, në mes të fjalimeve të politikanëve të sotëm serb dhe Milosheviqit është mënyra se si këta e bashkësaldojnë idenë për ”Serbinë” me iden për ”Kosovën”.

Popullin, që Millosheviqi e ndërton në fjalimin e tijë në Gazimestan (1989), dhe popullin që e ndërton kryeministri serb në Beograd, është një popull që duhet të bëjë çmos që të mbaj Kosovën brenda në Serbi. Millosheviqi dhe Vuçiç ndërtojnë një popull i cili nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, e vecanërisht nëse vdekja të dhuron pavdeksinë dhe kjo të shndëron në një ”popull heroik”.

Një ngjajshmëri tjetër në mes të Millosheviqit dhe politikanëve të sotëm serb është ndërtimi i publikut i cili ”duhet” dhe do të mendoj se është gjithmonë ”dikush” dhe ”të tjerët” që janë në gjyeti pas serbëve.

Duke përdorur fjalët ”NATO”, ”Kosova”, ”ne”, ”ju” dhe ”Serbia” fjalimet ndërtojnë një publik dhe një situatë, ku kombi serb ka ndjenjen se ata gjinden në kufi të një katastrofe ekzistenciale dhe kombëtare.

Duke thirur ”Serbia do të luftoj për Kosovën dhe Metohinë” (Millosheviqi) dhe ”ne kurr nuk do të njofim pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë” (Vuçiç), fjalimi kërkon të ndërtoj një opinion se serbët historikisht janë keqtrajtuar nga ”të tjerët” dhe, në këtë mënyrë, këta edhe ”janë viktima”.

Ja ky është përfundimi që mund të nxiret nga ky ndërtim për pikëpamjen e botës së kryeministrave serb dhe Millosheviqit: ”Serbët ishin viktima në 1389 dhe janë viktima edhe sot në vitin 2021. Por kjo nuk do të ndodhë shumëgjatë”.

Përmes fjalës ”popull” politikanët e sotëm serbë ngjallin ndjenjat e pasigurisë mes serbëve. Po ashtu këta ndërtojnë një pikëpamje të botës ku serbët janë të kërcënuar dhe janë ”në rrezik nga shqiptarët” dhe ”të tjerët”; Serbët janë ”të pafajshëm”. Fjalimet rindërtojnë një publik mitologjik ku serbët janë, përsëri, viktima nga padrejtësitë e përgjakura.

Nacionalzmi serb është duke u bërë akoma më dominues dhe i rrezikshëm duke e përdorur religjionin si mjet për qëllime politike.

Secili fjalim ka veti dhe një ngjajshmëri të veçantë: Fjalimet jetojnë në mitologji dhe ëndërrojnë në histori. Fjalimet e Millosheviqit dhe Vuçiçit ringjallin humbjet, gjakun, vrasjet dhe hakmarrjen. Këta shkojnë disa qindra vite prapa. Fjalimet ndërtojnë një popull të pafajshëm, heroik dhe ndërtojnë një ”viktimë të pakuptuar” nga bota që i rrethon.

Të nderuar lexues,

Unë mendoj se kjo analizë është me rëndësi sepse kjo të reflekton një realitet se si fjalimet nacionaliste mund të kenë pasoja të tmerrshme për njerëzimin. Tjetra është se gjeneratat e reja mund të mësojnë nga ky diskurs retorik, fuqinë dhe pasojat e saj.

Millosheviqi dhe kryeministrat në trashëgim ndërtuan një popull me nevoja për më shumë ”*Freies Raum”; E, ky popull u bind dhe besoj për idenë e Serbisë së Madhe, dhe ishte i gatshëm të eci edhe mbi kufoma për të arriturr mu këtë; Serbinë e Madhe.

*(Hapësirë të lirë e më të madhe), shprehje e nazistëve

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.