Franca
Europa mbetet pa kokë, as Gjermania dhe as Franca nuk po sillen si liderë të besueshëm
A po e humbet Gjermania rolin e vet të lidershipit në Europë?
Ministrja e Punës, Elisabeth Borne zgjidhet kryeministre e Francës
Elisabeth Borne është kryeministrja e re e Francës. Ajo është zgjedhur nga presidenti Emmanuel Macron për të pasuar Jean Castex, i cili ka dhënë dorëheqjen.
61 vjeçarja është e para kryeministre që nga Edith Cresson, e cila e mbajti detyrën për pak kohë gjatë presidemcës së François Miterrand.
Thatësirë e paprecedentë në Francë, kufizime uji në 15 departamente
Thatësira ka fituar epitetin “e paprecedentë” edhe në Francë. “France 24 » raporton se në 15 departamente të vendit është urdhëruar kufizimi i përdorimit të ujit pa nisur sezoni i verës.
Ethet e pushtetit të përjetshëm përfshijnë edhe Macron-in
Në garë për një mandat të dytë, Emmanuel Macron nuk duket se do të kënaqet me një pesëvjeçar tjetër në krye të presidencës franceze. Në një intervistë për “Point”, ai është shprehur në favor të mandatit shtatëvjeçar (aktualisht mandati i presidentit në Francë është 5 vjet). Macron e konsideron mandatin pesëvjeçar "ndoshta shumë të shkurtër për një epokë presidenciale në Francë”.
Nëse fitoj, Franca largohet nga NATO
Kandidatja e të djathtës në zgjedhjet për president të Francës, Marie Le Pen ka deklaruar se nëse fiton do të tërheqë vendin nga NATO. Ajo ka shtuar se nuk ka ndërmend të largojë vendin nga BE-ja , por ta reformojë këtë të fundit.
Dua evolucionin e asaj strukture europiane
citohet ajo.
Testi jo aq i lehtë i presidentit të elitave përballë francezëve të provincës
Pak më shumë se një javë nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, sondazhet japin një tjetër panoramë nga ajo e fillimit të fushatës në Francë. Emmanuel Macron ka humbur katër pikë dhe rivalja e tij më e fortë, Marine Le Pen ka fituar tetë, sipas institutit IFOP. Edhe pse nuk dihet nëse pallati "Elize" po e dramatizon situatën për të mobilizuar votuesit apo frika është vërtet reale, megjithatë e sigurt është se Macron nuk do të ketë plebishitin e pesë viteve më parë, kur mundi Le Pen 66 me 34.
Mea culpa e Europës: U treguam leshko para Rusisë
Situata e krijuar në Ukrainë pas 24 shkurtit ka nxitur rivlerësimin e më shumë se një dekade përpjekje franceze dhe gjermane për t'u angazhuar me Putin, forcat e të cilit tani akuzohen për kryerjen e krimeve të tmerrshme të luftës në Ukrainë. France 24 analizon në këtë pikë mesazhin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm disa orë pasi u zbulua përmasa e tragjedisë së Bucha-s
"Lufta" e karikaturave, Parisi thërret për sqarime ambasadorin rus
Ambasadori rus në Paris u thirr në Ministrinë e Jashtme pasi në llogarinë e ambasadës u postuan disa karikatura që diplomacia franceze i konsideron të papranueshme.
Të enjten, Ambasada Ruse në Paris postoi një karikaturë ku shfaqej një trup i shtrirë në një tavolinë të emërtuar "Evropa" me personazhe që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilat ngulnin gjilpëra në të.
Renault pezullon aktivitetin në Rusi
Renault - prodhuesi i makinave të klasit botëror, i pranishëm në masë të gjerë në Rusi - njoftoi të mërkurën pezullimin e aktivitetit të tij industrial në Rusi. Njoftimi erdhi pas një takimi të jashtëzakonshëm që zhvilloi bordi i drejtorëve.
Pezullimi i aktivitetit ka rëndësi për kompaninë franceze, 15,01% në pronësi të shtetit. Me anë të këtij vendimi, Renault tani hap derën për largimin përfundimtar nga Rusia.
Ministri i Jashtëm i Francës: Na pret një krizë botërore ushqimi
Situata e krijuar në Ukrainë mund të çojë në një krizë globale të ushqimit. Paralajmërimi vjen nga ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, i cili thotë se BE duhet ta marrë parasysh një skenar të tillë.