Europa

Në Ballkan mungon sërish Europa

Postuar në 15 Gusht, 2020 14:02

Po përjetojmë të gjithë pikën më të ulët të atij që u quajt si procesi europianizues. Është ironike që një gjë e tillë afirmohet në rajonin tonë dhe më tej në Mesdheun Lindor, aty ku dikur u përvijua një kufi. Dhe kjo përsëritje e historisë e bën dramatike përplasjen e tanishme.

BE-së i duhet një strategji e re për Ballkanin

Postuar në 14 Korrik, 2020 15:11

 

Më 27 qershor, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, duhej të takohej me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të ndërmjetësuara nga i dërguari special i SHBA-ve, Richard Grenell. Qëllimi i këtij samiti ishte të normalizonte marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë në një konflikt të ngrirë qëkur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia, në vitin 2008.

Po tani çfarë do t’i japin Serbisë?

Postuar në 11 Korrik, 2020 22:05

 

Sot në disa media është qarkulluar i përkthyer shqip një shkrim i publikuar në gazetën serbe “Danas” mbi diskutimin e gjatë diplomatik për shkëmbimin e teriritoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Një nga vlerësimet e këtij shkrimi është edhe fakti se ideja në fjalë është serbe dhe se ajo i është prezantuar publikut serb si zgjidhje e problemit të Kosovës në 10 vitet e fundit. 

Marrëzia e anti-racizmit. Nga heqja e fjalëve "zbardhues" nga L'Oreal te rishikimi i ikonave të Jezusit

Postuar në 01 Korrik, 2020 12:46

Vrasja e George Floyd duket sikur ka prekur ndërgjegjen e mbarë botës perëndimore që po sillet sikur racizmi nuk dukje mes saj, apo ishte zhytur katakombeve apo getove të emigrantëve. Përveç protestave normale dhe apelit politik, racizmi po merr vlerë në treg duke imponuar një etiketë më “etike”.

Nën akuzë është Hashim Thaçi, jo shqiptarët

Postuar në 29 Qershor, 2020 17:09

Frrok Çupi shkruan sot se me akuzën ndaj Hashim Thaçit, Europa vuri në bankën e të akuzuarve të gjithë shqiptarët. Se me këtë proces riciklohet dualiteti i keqkuptimit të Europës me ne. Këtu mund të lexohet opinioni. 

Mirëpo nëse ne duam të shkojmë në Europë pse duhet të kemi frikë prej saj. Çupi është ndër ata që edhe protestat e PD-së i quante pak a shume si projekt antieuropian. Sot Europa na sbpallet kurvë e motit dhe Fishta padyshim është alibia perfekte. 

Kosovën e shpëton rruga demokratike: Dorëheqje e Thaçit dhe zgjedhje

Postuar në 28 Qershor, 2020 00:36

Hashim Thaçi duhet të dorëhiqet. Kjo kërkesë tani është në tavolinë  e interesit të sigurisë së Kosovës dhe nuk ka sesi të injorohet më. Njeriu që dominon skenën politike të vendit të tij është në shah permanent me një akuzë që mund të shndërrohet në kërkesë për arrestim, tashmë hapur dhe jo e hamendësuar. Dhe këtë gjë e kërkon tanimë edhe një pjesë e opinionit europian që ka ndërmend dhe mbështet nismat për ndërmjetësim të dialogut nga Brukseli.

Kurva plakë do vetëm stabilitet

Postuar në 24 Qershor, 2020 13:34

Zgjedhjet në Serbi ofrojnë një tjetër mundësi për të parë politikën e Bashkimit Europian si koniunkturale në raport me rajonin tonë. Dy ditë më parë, menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në këtëvend, përfaqësuesit e BE-së deklaruan se ato respektuan liritë dhetë drejtat themelore, edhe pse siç u shprehën ata zgjedhësit nuk kishin çfarë të zgjidhnin për shkak të bojkotit nga opozita.

Taksa për gjigandët e teknologjisë, në horizont një “thyerje” e re SHBA-Europë

Postuar në 21 Qershor, 2020 13:46

Një tjetër përplasje në horizont. Kësaj radhe mes SHBA-ve dhe Europës për të shumëdebaturën taksë europiane mbi gjigantët e internetit. Sekretari i Thesarit në SHBA, Mnuchin, u ka dërguar një letër homologëve të tij në Itali, Francë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, në të cilën e cilëson të paligjshme taksën në fjalë për kompani si Google, Amazon ose Facebook.

Konsensus për të ardhmen e fëmijëve tanë(të tyre)

Postuar në 09 Qershor, 2020 12:35

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një takim të atij që quhet Këshilli i Integrimit ku ndër të tjera ka dhënë edhe shoën e buzëqeshejve të ndërsjella me Presidentin. Një teatër bajat që kemi 30 vjet që e shohim. Ndër të tjera zotëria – që pas lënies së mjekrës ka nisur të mençurojë dukjen dhe qëndrimet – është kujdesur të flasë edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, term, kuptimi i të cilit duhet sqaruar:

Karantina vetëm për miletin. Një standard europian

Postuar në 26 Maj, 2020 13:27

Dje qarkulluan lajme se teksa qeveria ka vendosur masa të rrepta kufizimi për plazhet dhe lëvizjet, në zonat e jugut u panë sorollopët e elitës që ngroheshin në diell.

Në një nga reagimet e shumta spikaste autorizimi për shkak të detyrës. Detyra është: Gazetar. Pra kjo kartëvizitë që nuk ka mbetur i kuq e i zi pa e marrë, të hap portat e kënaqësisë.

Pages

Subscribe to RSS - Europa