Karantina vetëm për miletin. Një standard europian
Dje qarkulluan lajme se teksa qeveria ka vendosur masa të rrepta kufizimi për plazhet dhe lëvizjet, në zonat e jugut u panë sorollopët e elitës që ngroheshin në diell.
Në një nga reagimet e shumta spikaste autorizimi për shkak të detyrës. Detyra është: Gazetar. Pra kjo kartëvizitë që nuk ka mbetur i kuq e i zi pa e marrë, të hap portat e kënaqësisë.
Mirëpo të mos trishtohemi kaq shumë. Ky problem i standardeve të dyfishta nuk është mirëfilli shqiptar. Por europian. Në ushtrimin e padrejtësive të vockla kemi arritur standardet, sepse ai që imiton, mjamuni pra, ca nga vetja e ca nga talenti ia del të kalojë “mësuesit”. Në Britaninë e Madhe dhe në Europë po del në pah sjellja e dyfishtë në këtë drejtim. Kryeministri britanik, karagjozi unik Boris Johnson ka shkuar në plazh, ndërkohë që presidenti austriak, Van der Bellenu ul në një restorant. Në mënyrë tipike austriake kërkoi të falur më vonë.
Kështu në Gjermani, Poloni, Rumani. Zakoni i elitës së restoranteve dhe bareve, që gabojnë sepse duan të mbllaçisin në rrugë sociale ka kapur lajmet e kontinentit. Është një ves i atyre që marrin vendime dhe kanë hequr ca para mënjanë, është ngasja e njeriut për të vënë në dukje se dallon nga të tjerët kur njësoj si ta ha, pi dhe dhjet.
Add new comment