Europa
Kam puthur Erdoganin dhe Putinin, por kjo nuk e dëmtoi Europën. Kohl më europian se Merkel dhe Schroder
Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka dhënë një intervistë për gjermane, “Der Spiegel” në të cilën ndër të tjera jep disa konsiderata për figura të njohura të politikës europiane. I pyetur mbi faktin se përse nuk luftoi për të shmangur sa të mundej Brexit, Juncker thotë se ky ka qenë një gabim I madh.
Miqësi apo partneritet që po sfidohet
Shqipëria mundet shumë shpejt të gjendet para nevojës së një zgjedhjeje në politikën e jashtme që implikon marrëdhëniet me një shtet të rëndësishëm si Turqia. Në qeverinë e Edi Ramës marrëdhëniet me këtë vend u mjegulluan shumë sa nga zhurma e madhe për partneritet strategjik që nuk rikonfirmoi ndonjë gjë konkrete aq edhe nga një marrëdhënie e pakuptueshme personale e z. Rama me presidentin Erdogan.
Rusia propozon që aktivitetet e Komitetit I të Asamblesë së OKB-së të zhvillohen në Europë
Rusia ka propozuar zyrtarisht që duke nisur nga viti 2020 sesionet e Komitetit të Parë për Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të zhvillohen në Europë. Zëvendës ambasadori i Përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky propozoi Gjenevën ose Vjenën si vende të mundshme për këto aktivitete duke hedhur kështu idenë që SHBA të mos jetë më vendi ku zhvillohen ekskluzivisht aktivitetet e OKB-së së këtij komiteti.
Zhgënjim pas revolucioneve të vitit 1989
Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë. Mund të jetojë dhe 500 të tjera
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sot në Parlament për raportet e Shqipërisë me diasporën dhe Europën, duke përmendur me këtë rast se integrimi I vendit në Bashkimin Europian nuk është ndonjë ngjarje e pashmangshme. Lidhur me këtë, Bushati ka sjellë një ilustrim nga historia e kohës osmane, duke aluduar ndoshta se në rrugën drejt Europës nuk pengon vetëm kriza ciklike e vendit, por edhe preferencat e shprehur politike të politikanëve kryesorë që po luajnë kumar me të ardhmen.
Në këtë rast Europën e përfaqësojnë protestuesit, jo z. Soreca
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është detyruar të reagojë sot në mbrëmje ne profilin e vet në tuiter për takimin e tij të sotshëm me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Soreca sqaron se deklarimet e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ai ka theksuar se çdo diskutim duhet të ndjekë rrugën e ligjit.
Filozofia e Sorosit dhe krisja e saj fatale
Qeveria ruse miraton projektin e autostradës që lidh Kinën me Europën
Rusia i ka hapur dritën jeshile një projekti shumë të madh infrastrukturor që inkuadrohet si ofertë e këtij vendi në kuadër të projektit kinez të ringjalljes së Rrugës së Mëndafshit. Mediat ruse raportojnë se qeveria ka miratuar projektin e autostradës Meridian, e cila do të jetë 1250 milje e gjatë dhe synon të lidhë përmes korridorit më të shkurtër tokësor Kinën me Europën.
Raporti: 55 lloje të reja drogash qarkullojnë në Europë
Raporti më i fundit evropian për drogën, i publikuar pak ditë më parë nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), për vitin 2018 evidenton 55 substanca të reja psikoaktive në treg. Mes këtyre substancave të reja ka produkte të klasës së kanabinoidëve dhe opiateve, por që nga viti 2014 është vërejtur rritja e numrit të substancave të paligjshme me bazë benzodiazepinën. Në vitin 2018, kjo kategori përfaqësonafërsisht një të tetën e substancave të reja. Për ata që nuk e dinë, ato i përkasin grupit të barnave psikiatrike.
Petrisch si Edward Grey: Po shkëmbimit të territoreve. Interesi i Europës, në plan të parë
Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, nën eufemizmin “kompromis historik” u skualifikua në planin e brendshëm, por ajo po ushqehet nga brenda Europës, nga qarqe apo njerëz që në fakt në Ballkan vetëm zgjidhje nuk kanë sjellë.
Në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, ish-përfaqsuesi i Lartë për Bosnjen, diplomati austriak, Wolfgang Petrisch thotë se për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë nevojitet një Dejton Europian.