emigrantet
Ardhja e refugjatëve nga Eritrea, del garant Kisha Katolike
Gatishmëria e qeverisë për strehimin në Shqipëri të 20 emigrantëve nga Eritrea që u gjetën në bordin e anijes "Diciotti", në portin e Catania, duket se ka si garanci Kishën Katolike, e cila ka ofruar ndihmë për zgjidhjen e kësaj çështje.
Jo rastësisht pasi edhe në Itali ishin Peshkopët e Kishës që ofruan gatishmëri pas refuzimit të ministrit të Brendshëm, Salvini për të strehuar emigrantët. Të paktën kështu shkruajnë mediat greke që referojnë edhe solidaritetin e Shqipërisë dhe Irlandës për të strehuar 40 emigrantë.
Salvini: BE mund të shpërbëhet në 12 muajt e ardhshëm
Bashkimi Europian është duke u përballur me një krizë ekzistenciale dhe mund të shpërbëhet brenda 12 muajve të ardhshëm, thotë në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, Ministri i Brendshëm italian dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvinin.
Të thuash "Jo" pa ta kërkuar njeri, esadizmi në versionin zyrtar
Një ditë pasi Brukseli e ngeli në klasë qeverinë shqiptare, gazeta gjermane "Bild" publikon një intervistë me kryeministrin shqiptar duke theksuar se zoti Rama ka vendosur t'i thotë "Jo" Europës për ngritjen e një kampi refugjatësh.
"Qeveria shqiptare hedh poshtë propozimin për ngritjen e qendrave të pritjes për emigrantët dhe refugjatët që duan të arrijnë në shtete e BE"- citohet të ketë thënë Edi Rama.
Fundi i të drejtave si kurs për "shpëtimin" e Europës*
A mundet kancelarja Angela Merkel pas samitit të migracionit t'i prezantojë partnerit të saj të koalicionit Horst Seehofer një zgjidhje, se do mund të kthehen në Itali refugjatët, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil? Jo. Nëse ajo do të arrijë diçka në këtë front, i duhet të gjejë zgjidhje bilaterale. Duke u nisur nga qendrimi i vetedijshëm i qeverisë së re italiane në Romë kancelares vetëm mund t'i urojmë fat.
Ide pa rezultat, mbetet në ajër çështja e emigrantëve
Pa rezultate të prekshme u mbyll samiti i 16 udhëheqësve të BE-së, të cilët u takuan të dielën në Bruksel për çështjen e emigrantëve.
Burime nga Komisioni Evropian folën për një takim "të dobishëm" të udhëheqësve europianë, të cilët do të punojnë për propozime më specifike lidhur me çështjen e menaxhimit të migracionit. Një prej pikave ku u ra dakord ishte disbursimi i paketës së dytë të 3 miliardë euro për Turqinë.
Kundër politikës austro-italiane, Macron: Sanksione për vendet e BE-së që nuk pranojnë emigrantë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Europian që nuk pranojnë emigrantë duhet t’i nënshtrohen sanksioneve.
Nuk mund të ketë vende që përfitojnë shumë nga solidariteti i BE-së dhe shpallin prioritet interesin kombëtar kur vjen puna te çështja e emigrantëve. Unë mbështes sanksionet në rast të mosbashkëpunimit
Duan që të keqkuptohen
Sot Ministria e Brendshme e Shqipërisë është detyruar të publikojë atë që e quan një sqarim për prononcimin e zv.ministrit Julian Hodaj, i cili ka thënë për ADF-në gjermane se Shqipëria ka kapacitet të mbajë 600 mijë emigrantë. Ministria thotë se lajmi ka nxjerrë deklaratën nga konteksti duke ofruar me këtë rast edhe sqqarimin e vet:
Gazeta austriake “Presse”: Vjena po negocion me Tiranën për kampet e emigrantëve
Gazeta austriake “Presse” shkruan se Vjena zyrtare është në negociata me Tiranën, Beogradin, Prishtinën dhe Shkupin për ndërtimin e një kampi për refugjatët të cilëve u refuzohet qëndrimi në Austri.
Sipas gazetës në fjalë, këta persona duhen “parkuar përkohësisht” në disa vende që janë më pak tërheqëse për emigrantët suke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë para në këmbim të hapjes së kampeve në fjalë.
Austriakët po ashtu duan që të ndryshojë edhe misioni i Frontex, ndaj të cilit mendojnë se duhet kërkuar kthimi në Afrikë i personave që shpëtohen në det.
Italia thotë "Mjaft", u mbyll derën emigrantëve
Vendimin e tij për të penguar hyrjen në portin italian të në anijes Aquarius me mbi 600 emigrantë në bord bëri publik ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.
Rruga tranzit e emigrantëve, Korça pika e hyrjes (Video)
Korça është pika e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Banorët e fshatit Vernik tregojnë se kanë ndeshur në grupe refugjatësh sirianë që kanë hyrë nga Greqia. Një pjesë e tyre janë strehuar ne qendrat e pritjes siç është edhe kampioni i arteve marciale nga Irani Aliriza Hajaloo. Aktualisht ai ndodhet në kampin e strehimit në Babrru. Ka ndeshur në trajtim të mirë nga punonjësi i policisë shqiptare dhe kjo e ka shtyrë të kërkojë azil në Shqipëri.