Kundër politikës austro-italiane, Macron: Sanksione për vendet e BE-së që nuk pranojnë emigrantë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Europian që nuk pranojnë emigrantë duhet t’i nënshtrohen sanksioneve.
Nuk mund të ketë vende që përfitojnë shumë nga solidariteti i BE-së dhe shpallin prioritet interesin kombëtar kur vjen puna te çështja e emigrantëve. Unë mbështes sanksionet në rast të mosbashkëpunimit
tha ai gjatë një konference për shtyp me kryeministrn spanjoll, Pedro Sanchez.
Ai ka shtuar se vendet anëtare duhet t’i binden të drejtës ndërkombëtare për pritjen e emigrantëve në territorin e tyre.
Apeli i Macron shkon për Italinë dhe Austrinë, dy vendet që kanë promovuar politikën kundër emigrantëve. Politika e tij është një ndërhyrje në boshllëkun e autoritetit që ka lënë Gjermania e cila është përfshrië në debate të mëdha për politikën ndja emigrantëve.
Në këtë kuadër merr tjetër kuptim qëndrimi i Shqipërisë e cila përmes ministritbtë Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka kërkuar ngritjene kampeve në vendin tonë. Deportimi dhe izolimi jashtë BE-së është politikë kryesiht austriake dhe ngjan i çuditshëm ky flirt me këtë vend për çështjen në fjalë, kur në vitn 2015 Tirana zyrtare në fund u rreshtua krah politikës gjermane, edhe ps në fakt bëri çmos të shmangte kthimin e vendit në itinerar për sirianët.
Add new comment