Rruga tranzit e emigrantëve, Korça pika e hyrjes (Video)
Korça është pika e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Banorët e fshatit Vernik tregojnë se kanë ndeshur në grupe refugjatësh sirianë që kanë hyrë nga Greqia. Një pjesë e tyre janë strehuar ne qendrat e pritjes siç është edhe kampioni i arteve marciale nga Irani Aliriza Hajaloo. Aktualisht ai ndodhet në kampin e strehimit në Babrru. Ka ndeshur në trajtim të mirë nga punonjësi i policisë shqiptare dhe kjo e ka shtyrë të kërkojë azil në Shqipëri.
"Hera e pare që kam parë që një polic të sillet mirë është Shqipëria. Jam përballur për herë të parë me një polic shqiptar në Kakavijë kur kalova kufirin nga Greqia për në Shqipëri. Kur i thashë punonjësit të policisë së dua të marr azil në Shqipëri ai më priti me shumë respekt dhe me tha se mos te merzitesha dhe çdo gje do te shkonte ne rregull. Polici shqiptar mori bukë nga shtepia e vete dhe me dha edhe mua dhe hengri bashkë me mua ne nje tavolin. E dini çdo te thotë kjo per mua. Pasi po të isha ne Greqi dhe ne Iran policia do me godiste"- thotë Hajaloo për Tema Tv.
Si shumë emigrantë të tjerë ka hyrë tranzit në vendin tonë por tani kërkon të përfaqësojë Shqipërinë në garat ndërkombtare
"Edhe tani qe jam ne kamp jam shum i kenaqur i kam ata si familjen time. Kam filluar stervitjen në Tiranë dhe kam takuar disa njerëz shumë të mirë të cilët po më ndihmojnë mua si nga ana profesionale por edhe humane. Tani kam një dëshirë. Dua që të më jepet mundësia që të garojë me flamurin shqiptar dhe jua garantoj me bindje se do të dal kampion dhe do të ngrijë flamurin shqiptar në nivelet më të larta"-theksoi ai.
Shqipëria është një nga rrugët e tranzitit, por fluksi i emigrantëve që ndjekin këtë linjë është i vogël, pasi qeveria shqiptare nuk u tregua e gatshme të strehonte refugjatë në krizën e dy viteve më parë.
Add new comment