Salvini: BE mund të shpërbëhet në 12 muajt e ardhshëm
Bashkimi Europian është duke u përballur me një krizë ekzistenciale dhe mund të shpërbëhet brenda 12 muajve të ardhshëm, thotë në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, Ministri i Brendshëm italian dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvinin.
"Në muajt e ardhshëm do të vendoset nëse Evropa do të ketë ende një të ardhme në formën e saj aktuale ose nëse gjithçka është e kotë. Nuk është vetëm çështja e buxhetit për shtatë vitet e ardhshme. Përpara kemi zgjedhjet europarlamentare. Brenda një viti, do të shohim nëse do të ketë apo jo një Evropë të bashkuar"-thotë Salvini. Ai i kërkoi BE-në "së pari të ndihmojë për refugjatët dhe pastaj të diskutohet për bashkimin monetar dhe borxhin.
Add new comment