durres

Trashet gënjeshtra e kryeministrit për kokainën në Durrës

Postuar në 05 Mars, 2018 10:59

Dyshimeve se kokaina e kapur në Durrës ishte rezultat i bashkëpunimit me agjencitë e huaja dhe jo një operacion i pavarur i policisë shqiptare i shtohet një provë e fortë. Ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas teksa ka qene duke folur gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, ka permendur mes te tjerash operacionin e madh te finalizuar ne Shqiperi, ku sipas tij 613 kg kokaine e ardhur nga Kolumbia u kapën sajë një operacioni të mirëkordinuar ndërkombëtar.

Bravo çuna! Banane dhe kokainë dhuratë nga shërbimet partnere

Postuar në 28 Shkurt, 2018 12:30

Shërbimet partnere ishin ato që i dhanë në tavë policisë shqiptare, suksesin e radhës në luftën kundër drogës. Autoritetet gjermane  mbajtën nën vëzhgim kontenierët me 613 kg kokainë që ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije mbërriti në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Samit trepalësh në Durrës, "del në sipërfaqe" termi Europa Adriatike

Postuar në 17 Nëntor, 2017 17:34

Është zhvilluar sot në Durrës, takimi i dytë trepalësh mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Në njoftimin për shtyp që përcjell Ministria e Jashtme theksohen temat për të cilat është diskutuar duke përsëritur edhe në këtë drejtim nevojën e një bashkëpunimi strastegjik.

Shfaqet tuberkulozi në Durrës

Postuar në 23 Qershor, 2017 20:22

8 qytetarë në 6 muaj. Bëhet fjalë për shfaqjen e tuberkulozit në Durrës, që ka prekur ndër të tjerë edhe dy punonjëse të spitalit rajonal të qytetit. Sipas deklarimeve nga spitali infeksioni ka ardhur nga burime jashtë spitalit ndërkohë që një muaj më parë një banore, pjesë e komunitetit rom vdiq pasi nuk mori mjekim. 

Kumbaro: Veliera si Stadiumi "Qemal Stafa", do ndërtojmë duke ruajtur rrënojat e Durrësit

Postuar në 19 Maj, 2017 12:34

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zbuloi çfarë pritet të ndodhë me projektin e Velierës në Durrës dhe rrënojat historike të gjetura në vendin ku është parashikuar të ndërtohet ky objekt. Më fakt qeveria ka vendosur të ndjekë të njëjtën praktikë me stadiumin Qemal Stafa dhe fasadën e tij,  duke ndërthurur ndërtimin e Velierës me ruajtjen e rrënojave nën të. 

Doktori preferon "politikanët e pastër" përpara transparencës me qytetarët

Postuar në 18 Prill, 2017 19:52

Sot Berisha shkruante në Facebook: 

"Nje deklarate nga fronti Banditokracise!

Deputeti Peza thote se "po hetohem si gazetar dhe jo si politikan", pra:
- Si politikan jam i paster!!
- Si gazetar.....
Edhe ketij ia paskan bere te vetet! Kjo eshte banditokraci jo orwalliane por edviniane! sb
". 

Llalla arreston 10 policë të Portit të Durrësit

Postuar në 17 Prill, 2017 09:16

Valë arrestimesh në Portin e Durrësit dhe doganat e Tiranës dhe Qafë Thanës. 18 persona mes të cilëve 10 punonjës policie të Portit të Durrësit dhe 8 doganierë të këtyre pikave janë vënë në pranga pas dyshimeve se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave me 10 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, në dy muajt e fundit.

Vangjushi(Dako) mbaron punë(video)

Postuar në 28 Shkurt, 2017 09:05

Është fyese të pranojmë se këta janë Drejtimi i Duhur

Postuar në 21 Shkurt, 2017 13:34

Në Durrës ka nisur puna për projektin Veliera. Në dritën e debateve të tanishme për ndërtimin, vendimin e gjykatës, gjetjet arkeologjike dhe betonin, del në krye triumphant një person: kryetari I Bashhkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Po të përdorim fjalorin e këtij të fundit dhe nivelin mjeran me të cilin prezantohet para publikut apo medias do të thoshim se Dakua as ja pordhi shoqërisë civile dhe protestuesve.

Siç tha Kryeministri: Dako përpara, por edhe me beton mbi rrënojat arkeologjike

Postuar në 20 Shkurt, 2017 20:00

Pages

Subscribe to RSS - durres