Kumbaro: Veliera si Stadiumi "Qemal Stafa", do ndërtojmë duke ruajtur rrënojat e Durrësit
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zbuloi çfarë pritet të ndodhë me projektin e Velierës në Durrës dhe rrënojat historike të gjetura në vendin ku është parashikuar të ndërtohet ky objekt. Më fakt qeveria ka vendosur të ndjekë të njëjtën praktikë me stadiumin Qemal Stafa dhe fasadën e tij, duke ndërthurur ndërtimin e Velierës me ruajtjen e rrënojave nën të.
"Edhe fjala rrënojë është shumë relative. Aty ka dalë një ndërtesë e vjetër e cila ka pësuar shumë transformime nga vitet 30 deri sot që jëmi dhe çdo gjë është në kontroll për ta restauruar, për ta bërë të vizitueshme dhe për ta bërë të ekspozuar, paralel me një vepër tjetër arti që bëhet me rikonstruksionin e rrugës të mbikalimit. Ashtu sikurse u bë debat i madh për stadiumin Qemal Stafa, të cilin unë ju siguroj, ka për të qënë një projekt që ka për tju pëlqyer shumë ku është ruajtur cdo element me fanatizëm përsa i përket fasadës që është pjesa monument kulture. Edhe kjo kërkon kohën e vet po pastaj do të jetë koha që do të gjykoj, sinqerisht une e marr për kompliment që behet debat mbi kulturë, pavarësisht se disa e quajnë shkatërrim, do të doja shumë që këto debate, kjo ndjeshmëri të kish qenë kur vërtët Durrësi është shkatërruar, kur vërtëtë në vitin 2010 është prishur një lagje e tërë romake për të ngritur një gradacielë dhe nuk foli njeri"- deklaroi Kumbaro në një intervistë për Top-Channel. E pyetur nëse gjetjet gjatë punimeve janë shkatërruar, Kumbaro dha këtë përgjigje.
"Unë para se të vija këtu isha në mbledhjen e KKA, ku u paraqit raporti për të gjithë gërmimet e bëra tek projekti i quajtur “Veliera” dhe janë rekomandime se çfarë duhet të ruhet nga gjetjet dhe se si duhet të përcillen ato dhe të integrohen në projektin e Velierës. Pra, nuk është shkatërruar, është studiuar cdo gjë por ka një keqinformim dhe një zhurmë shumë më të madhe nga ç’është informimi që ne bëjmë për atë që ndodh. Projekti “Veliera është një projekt i bërë me transparencë. Ne kemi treguar çdo gjë. Unë vetë kam bërë që nga leksiont e hapura deri tek vizitat në terren, ajo që mbetet është zhurma dhe ne fakt nuk dua të bie në klishe dhe nuk dua ta kritikoj median…"- shtoi Kumbaro.
Comments
Shume transparence ka! Te
Shume transparence ka! Te gjitha keto projekte behen ne periudheta e vjeshtes dhe dimrit, kur nuk para ka shume shqiptare emigrante ne Shq.! Dhe gradaciela, e cila na qenka ngritur me 2010 e ka prishur nje lagje te tere romake, duhet cilesuar me emer e kujt eshte, ashtu sic mjaft komentues kane dhene sa here me emer ngritjen e nje pallati te kryetarit te Durresit mbi rrenoja te sapo-zbuluara te antikitetit, rrenoja keto qe u mbuluan menjehere, por fjala morri dhene, ndersa shteti (min. e kult.) mbylli syte, veshet dhe gojen!!!
Add new comment