Llalla arreston 10 policë të Portit të Durrësit

Postuar në 17 Prill, 2017 09:16

Valë arrestimesh në Portin e Durrësit dhe doganat e Tiranës dhe Qafë Thanës. 18 persona mes të cilëve 10 punonjës policie të Portit të Durrësit dhe 8 doganierë të këtyre pikave janë vënë në pranga pas dyshimeve se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave me 10 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, në dy muajt e fundit.

Rasti i parë lidhet me kapjen e një kamioni me 8 ton drogë, i cili kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia në fillim të muajit shkurt nëpërmjet pikës doganore të Qafë-Thanës, ndërsa rasti i dytë është regjistura në 24 mars, kur në Itali u kap një kamion me rreth 2.2 ton kanabis në bord.Nga hetimi ka rezultuar se mes punonjësve të policisë dhe doganierëve kishte një formë të organizuar bashkëpunimi për kalimin e automjeteve me drogë nga Shqipëria në Itali.

Arrestimin e punonjësve të policisë kufitare dhe doganierëve e paralajmëroi pak ditë më parë kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një takimi me drejtues të Prokurorisë së Durrësit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.