Shfaqet tuberkulozi në Durrës
8 qytetarë në 6 muaj. Bëhet fjalë për shfaqjen e tuberkulozit në Durrës, që ka prekur ndër të tjerë edhe dy punonjëse të spitalit rajonal të qytetit. Sipas deklarimeve nga spitali infeksioni ka ardhur nga burime jashtë spitalit ndërkohë që një muaj më parë një banore, pjesë e komunitetit rom vdiq pasi nuk mori mjekim.
“Statistikat tregojnë se në vendin tonë janë prekur 415 në një vit. Shenjat e sëmundjes vijnë me kollë, temperaturë, djersë. Ethe, rënie në peshë dobësi trupore etj. Ekspertët tregojnë se 0.5% të rasteve për 100 mijë banorë pësojnë fatalitet nga tuberkulozi, pra në përqindje të konsiderueshme sëmundja është e kurueshme”, raporton TVSh.
Add new comment