Trashet gënjeshtra e kryeministrit për kokainën në Durrës

Postuar në 05 Mars, 2018 10:59

Dyshimeve se kokaina e kapur në Durrës ishte rezultat i bashkëpunimit me agjencitë e huaja dhe jo një operacion i pavarur i policisë shqiptare i shtohet një provë e fortë. Ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas teksa ka qene duke folur gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, ka permendur mes te tjerash operacionin e madh te finalizuar ne Shqiperi, ku sipas tij 613 kg kokaine e ardhur nga Kolumbia u kapën sajë një operacioni të mirëkordinuar ndërkombëtar.

“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar per një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare per kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale “Gulf klan” te cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, ne Shqipëri, më 2 mars.  Droga u kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontejnerin dhe gjeti drogen”.

Kjo deklaratë hedh poshtë pretendimet e kryeministrit shqiptar se suksesi është i policisë shqiptare. Zoti Rama e paraqet si provë të vullnetit të qeverisë së tij për luftuar krimin dhe trafiqet, kushti kryesor që Bashkimi Europian të hapë negociatat. 

http://www.radiosantafe.com/2018/03/03/clan-del-golfo-ha-perdido-mas-de-...

Comments

Submitted by Liar (not verified) on

Dmth,si kuptova une;Ushtria Kombetare e Kolumbise po lufton trafikun nderkombetar te kokaines. Eeeeee mire kjo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.