drejtori
Shkarkohet kreu i IKMT-së
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj, është shkarkuar nga detyra. Ismailaj largohet nga drejtimi i IKMT-së tetë muaj pasi pasoi në këtë detyrë Dallëndyshe Bicin. Vendimi për shkarkimin e tij motivohet me performancën e ulët dhe ankesat e shumta nga qytetarët dhe bizneset për veprime arbitrare.
One shkarkon drejtorin ekzekutiv
Grupi hungarez 4iG ka shkarkuar drejtorin Ekzekutiv të One Albania, Emil Georgakiev. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas kolapsit disaorësh që pësoi shërbimi i telefonisë celulare, i cili u pasua nga probleme të herëpashershme.
Pas largimit të Georgiev, vendin e tij do ta zërë Brano Djurovic, i cili aktualisht mban postin e drejtorit tregtar në One Mali i Zi.
Inteligjencë artificiale edhe për të vrarë, rindërtohet skema e ekzekutimit të shkencëtarit iranian
Shkencëtari kryesor bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, u vra nga një snajper i asistuar nga inteligjenca artificiale (AI). Arma kontrollohej në distancë nga operativët izraelitë, raporton The New York Times.
Jep dorëheqjen kreu i Bankës Botërore
Pas më shumë se gjashtë vjetësh në udhëheqjen e Bankës Botërore, kreu i saj Jim Kim Kim njoftoi dorëheqjen e tij. Vakancën në krye të këtij institucioni të rëndësishëm financiar do ta plotësojë një kandidat i ri që do të propozohet nga presidenti amerikan Donald Trump.
Largimi përfundimtar i Jim Kim nga drejtimi i Bankës Botërore do të jetë më 1 shkurt. Mandati i 59-vjeçarit skadonte në mes të vitit 2022 dhe arsyet që e detyruan të jepnin dorëheqjen nuk janë bërë të njohura.
Qeveria kapet gafil me emërimin e drejtorit të shkarkuar të PDIU
Qeveria është detyrruar të shkarkojë nga detyra, Erion Manohasën, Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Manohasa ka qenë deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, por u shkarkua me vendim të Gjykatës Administrative për shpërdorim detyre.
Albanologu Pier Kaban, ministres Kumbaro: Mos e shkarkoni drejtorin e Parkut Arkeologjik të Apollonisë
Genc Burimi, komentator që zakonisht shfaqet në faqet e gazetës “Shekulli”, ka publikuar sot në gazetën “Panorama” një letër për kryeministrin Edi Rama. Letra ngre shqetësimin për largimin nga detyra e drejtorit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë, të Marin Haxhimihalit. Ky i fundit sipas Burimit, është kthyer nga Franca 6 vjet më parë, me dëshirën (sic) për të dhënë kontributin e vet në arkeologji, fushë ku edhe është diplomuar. Burimi nuk harron të theksojë edhe hollësinë se Haxhimihali që sot është larguar mga detyra – “pa bujë” – është nipi i Aleks Budës.
Tjetër goditje për LSI-në
Task-Forca e ngritur nga qeveria ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi zyrtar i emëruar në këtë detyrë nga Levizja Socialiste për Integrim.
Drejtuesi i dikurshëm i Top-Channel, Enkel Joti, emërohet drejtor i QSUT-së
Ogerta Manastirliu la detyrën e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare pasi erdhi në atë detyrë si zgjedhje personale e kryeministrit Edi Rama. Manastirliu njihet si pjesë e atij që quhet si Stafi i Bashkisë, njerëz që kanë punuar me Ramën kur ishte kryebashkiak dhe që aktualisht katapultohen në detyra më të larta pikërisht për këtë kredencial: njohjen me kryeministrin.
Denoncimi: Motra e drejtorit të Veliajt, hartuese e projektit për parkingjet me pagesë
Kryetari i këshilltarëve të PD në Bashki, Leonard Olli, denoncoi kryebashkiakun Erion Veliaj për afera klienteliste me projektin e parkingjeve me pagesë për banorët e Tiranës. Bazuar në investigime të medias, Olli tha se hartuese e këtyre projekteve është motra e një drejtori të bashkisë së drejtuar nga Veliaj.
Kallëzohet në Prokurori drejtori i Portit të Durrësit, lumë shkeljesh me kontratat konçesionare dhe materialet e TAP
Drejtori i Përgjithshëm i autoritetet Portual të Durrësit, është kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i lartë i Shtetit me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Nga auditimi kanë rezultuar një sërë shkeljesh që kanë të bëjnë me procesin e shkarkimit, depozitimit dhe evadimit të tubacioneve, materialeve të nevojshme si dhe makinerive të projektit TAP.