Jep dorëheqjen kreu i Bankës Botërore
Pas më shumë se gjashtë vjetësh në udhëheqjen e Bankës Botërore, kreu i saj Jim Kim Kim njoftoi dorëheqjen e tij. Vakancën në krye të këtij institucioni të rëndësishëm financiar do ta plotësojë një kandidat i ri që do të propozohet nga presidenti amerikan Donald Trump.
Largimi përfundimtar i Jim Kim nga drejtimi i Bankës Botërore do të jetë më 1 shkurt. Mandati i 59-vjeçarit skadonte në mes të vitit 2022 dhe arsyet që e detyruan të jepnin dorëheqjen nuk janë bërë të njohura.
Mandati i parë i Kim filloi në 2012, kur ai pasoi Robert Zelic, pas një vendimi të presidentit amerikan Barak Obama. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Kim nuk ishte politikan, bankier apo diplomat, por një mjek. Ai ka patur përvojë ndërkombëtare kryesisht si Drejtor i Kontrollit të SIDA në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Gjatë qëndrimit të tij si kreu i Bankës Botërore, Kim shpenzoi miliarda dollarë në vit për avancimin e reformave në pothuaj në 100 vende. Ai ishte partizan i nevojës për marrjen e masave për ndryshimet klimatike dhe luftën kundër epidemive. Kohët e fundit Banka Botërore nisi një program katër-vjeçar prej 200 miliard dollarësh për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Kim u lind në Korenë e Jugut më 1959 dhe u rrit në Shtetet e Bashkuara. Ai tani do të kthehet në organizatën Partners in Health, të cilën e themeloi 30 vjet më parë duke siguruar ndihmë mjekësore për vendet e varfëra. Që nga themelimi i Bankës Botërore që nga Lufta e Dytë Botërore, presidenca e saj ka qenë gjithmonë amerikane. Vendimi i Kim i lejon presidentin amerikan Donald Trump të promovojë një president të zgjedhur prej tij në Bankën Botërore, edhe pse pasardhësi vendoset nga Bordi i Drejtorëve.
Add new comment