One shkarkon drejtorin ekzekutiv

Grupi hungarez 4iG ka shkarkuar drejtorin Ekzekutiv të One Albania, Emil Georgakiev. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas kolapsit disaorësh që pësoi shërbimi i telefonisë celulare, i cili u pasua nga probleme të herëpashershme.
Pas largimit të Georgiev, vendin e tij do ta zërë Brano Djurovic, i cili aktualisht mban postin e drejtorit tregtar në One Mali i Zi.
“Për të ofruar një strategji dhe një plan të bazuar në qasjen për të patur në qendër abonentin 4iG emëron Brano Djuroviç, drejtorin Komercial të One Mali i Zi si drejtor ekzekutiv të One Albania”, citon Oligarkia.al njoftimin e shkarkimit.
Bashkimi i One me Albtelecom u pasua me denoncime të shumta për shkak të problemeve me shërbimin dhe tarifave të shtuara.
Add new comment