drejtori

Asnjë gjurmë nga Balili, familja e di në Tiranë

Postuar në 14 Maj, 2016 11:55

Drejtori i Shkarkuar i Transporteve të Sarandës, prej momentit që dha dorëheqjen paraditen e së enjtes, nuk dihet se ku është. Ai është shpallur në kërkim nga policia greke, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, pas bllokimit të një sasie prej gati 700 kg droge më 8 maj, në brigjet e Zakinthos. Mëngjesin e së premtes, efektivë të Komisariatit të Policisë në Sarandë, në bashkëpunim edhe me forcat e FNSH-së, të ardhura nga Tirana, kanë kryer kontroll në banesën e Klement Balilit, në fshatin Stjar, Bashkia Delvinë.

Thoma Gëllçi, drejtor i ri i RTSH-së

Postuar në 06 Maj, 2016 13:15

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi Thoma Gëllçin si drejtor të përgjithshëm të RTSH-së. Gëllçi u zgjodh me 7 vota nga 11 anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ai kandidonte në këtë post përballë Petrit Malajt. Thoma Gëllçi ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Fatos Nano dhe Drejtori i Departamentit të Informacionit, pranë Keshillit socialist të Ministrave. Ai ka drejtuar në të shkuarën edhe gazetën partiake "Zëri i Popullit".

Tatimet e Tiranës me drejtor të ri

Postuar në 15 Prill, 2016 16:11

Stefanaq Kote do të jetë drejtori i Drejtorisë së Tatimeve për Tiranën. Lajmi bëhet i ditur nga “Tema Tv” që thekson se Kote është një person “një përvojë të gjatë në këtë sektor”. Ai zëvendëson Androkli Kokthin, i arrestuar në muajin shkurt me akuzën për korrupsion, ende në gjykim.

Drejtori i Beqajt, procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës, lekët në xhep

Postuar në 27 Mars, 2016 12:02

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinierit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumeneave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.

"Njet", drejtor, "njet"!

Postuar në 11 Janar, 2016 22:49

Denoncimi në Stop, shkarkohen drejtori i IKMT-së së Tiranës dhe një inspektor për rryshfet

Postuar në 11 Janar, 2016 22:46

Emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan bëri publike një tjetër aferë korruptive të zytrtarëve  të shtetit të cilët  jane filmuar duke marre para per te ofruar shërbime. Rasti në fjalë lidhet me një inspektor të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili në bashkëpunim me drejtorin i kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra një qytetari për ta lejuar të vazhdonte punimet në objektin që kishte pa leje për ta futur më pas në proces legalizimi.

Nuk mori provimin e shtetit, por emërohet drejtoreshë në ministri?!

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:08

Flitet për cilësi shërbimi dhe performancë të institucioneve, por rastet e anashkalimit të këtij kriteri nuk mungojnë. Partia Demokratike ka sjellë sot përmes deputetes Albana Vokshi raste emërimi në Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk mund të konsiderohet i pranueshëm. “Edi Rama po ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh me ilaçet. Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë.

Pages

Subscribe to RSS - drejtori