Asnjë gjurmë nga Balili, familja e di në Tiranë
Drejtori i Shkarkuar i Transporteve të Sarandës, prej momentit që dha dorëheqjen paraditen e së enjtes, nuk dihet se ku është. Ai është shpallur në kërkim nga policia greke, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, pas bllokimit të një sasie prej gati 700 kg droge më 8 maj, në brigjet e Zakinthos. Mëngjesin e së premtes, efektivë të Komisariatit të Policisë në Sarandë, në bashkëpunim edhe me forcat e FNSH-së, të ardhura nga Tirana, kanë kryer kontroll në banesën e Klement Balilit, në fshatin Stjar, Bashkia Delvinë.
Burime konfidenciale thanë se fillimisht policia u ka kërkuar familjarëve nëse ndodhej në banesë Klement Balili, ndërkohë që ka vijuar më tej kontrolli i banesës. Burimet thanë që në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Klement Balilit dhe dy fëmijët e tij.
Njëri prej vëllezërve të 44-vjeçarit tregoi dje se paraditen e së enjtes, i vëllai është larguar drejt Tiranës dhe që prej atëherë nuk kanë pasur më kontakte me të. Ndërkohë, edhe telefoni i Balilit gjatë ditës së djeshme rezultoi i fikur.
Nga ana e familjarëve të tij pyetjes se nëse drejtori i shkarkuar ishte larguar nga Shqipëria, iu përgjigjën se nuk kishin asnjë dijeni. Pas verifikimit në sistemin TIMS, nuk rezulton që ai të ketë lënë në rrugë zyrtare vendin. Që prej ditës së djeshme, në qytetin e Sarandës janë shtuar edhe dy furgonë me efektivë policie raporton Panorama.
Comments
Balili ndodhet tek shtepia e
Balili ndodhet tek shtepia e Ilir Metes ne Gjirin e Lalezit.
Ku te kete gjurme LSI - je apo Ilir Mete, atje te kerkohet Balili.
PS-ja, eshte kapur ne gracken e ketije LESH koalicioni.
Add new comment