transportet

Me konçesion edhe shërbimet portuale për ankorimin e anijeve

Postuar në 25 Janar, 2017 20:12

Qeveria do të japë edhe e shërbimet në porte me koncesion. Ky shërbim duhet të paguhet nga të gjithë bizneset  të cilët kanë anije, tragete apo barka për të ankoruar në Port. Deri tani, ka patur vetëm një agjenci e cila kryesisht punonte në Portin e Durrësit dhe ndihmonte kompani të ndryshme detare për ankorimin e mjeteve në det. Burime për Televizionin Klan, thonë se kontrata e kësaj firme përfundon në muajin mars, ndaj është vendosur që ky shërbim t’i rijepet një operatori privat, por këtë herë për të gjithë portet detare të vendit.

Asnjë gjurmë nga Balili, familja e di në Tiranë

Postuar në 14 Maj, 2016 11:55

Drejtori i Shkarkuar i Transporteve të Sarandës, prej momentit që dha dorëheqjen paraditen e së enjtes, nuk dihet se ku është. Ai është shpallur në kërkim nga policia greke, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, pas bllokimit të një sasie prej gati 700 kg droge më 8 maj, në brigjet e Zakinthos. Mëngjesin e së premtes, efektivë të Komisariatit të Policisë në Sarandë, në bashkëpunim edhe me forcat e FNSH-së, të ardhura nga Tirana, kanë kryer kontroll në banesën e Klement Balilit, në fshatin Stjar, Bashkia Delvinë.

Ky është drejtori i Transportit Rrugor të Sarandës, pronar i dy hoteleve dhe mik i Ilir Metës

Postuar në 11 Maj, 2016 17:22

Drejtori i Transporteve të Sarandës, i cili është në kërkim nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar të drogës nuk është i panjohur për policinë shqiptare. "ABC News" ka arritur të sigurojë të dhënat e arrestimit të parë të Klement Balilit, të bërë më 16 korrik 2006 në qytetin e Delvinës. Sipas policisë, në rrugën Qafë-Muzinë - Delvinë, rreth 15 km larg qytetit agjentët e policisë i kanë zënë rrugën furgonit me targa gjermane brenda të cilit ndodheshin 750 kg hashash, që kishte destinacion Greqinë.

Subscribe to RSS - transportet