"Njet", drejtor, "njet"!
Gëzim Mekuli
Kohë më parë Duma ruse aprovoi nje ligj ku nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët kishin më shumë se 3000 vizitorë në ditë, duhej që të regjistroheshin me emrin e tyre të vërtetë tek Roskomnadzor, institucionin shtetëror për mbikëqyrje të mediave. Poashtu, nga media shtetërore ruse, u kërkua nga gazetaret që të mos deklarohen në publik për bindjet e tyre partiake, sociale e ekonomike. Gazetarëve edhe në jetën private, nga shteti i Putinit, e nga media shtetërore, ju kërkua që të kenë kujdes se c’farë thonë. Kështu, e në këtë mënyrë, Putini dëshiron të kontrolloj edhe opinionin privat e mendimin personal në hapsirën publike ruse.
Kontrrolli social, vetcensura dhe frika
Drejtuesit e mediumit publik kanë një rol kyç e udhëheqës në demokraci. Ky është një lloj “kujdestari” i lirisë së shprehjes në hapsirën publike. Është e vërtetë si ai gjithmonë gjindet në mes të një fushe të tensionit midis demokracisë dhe tregut. Dhe, kjo pozitë cdoherë është nën presion.
Mentor Shala, Putini i vogël i Kosovës
Ky shkrim është nxitur nga letra e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, i cili, dje, me datë 10.01.2015, u ishte drejtuar gazetarëve dhe redaktorëve të RTK-së. Përmbajtja e letrës ishte shqetësuese; ishte zhgënjyese dhe aspak profesionale.

Kjo letër e “shefit” të RTK-së, edhe njëherë, dëshmoj se sistemi kontrollues i mendimit dhe i fjalës së lirë, në hapësirën tonë publike, po vazhdon. E, ky kontroll i mendimeve dhe veprimeve po arrihet, kryesisht, përmes lajmit, filmit “dokumentar” dhe renditjes së informatave në edicionet e lajmeve. Por, në këtë letër të “shefit”, ne, nuk e kemi ditur se pushteti, përmes mediumit publik, ka prirje dhe plane të kontrolloj edhe fjalën e lirë të jetës sonë private.
Drejtori i RTK-së, Mentor Shala, shkroj një letër kërcnuese, urdhërdhënëse, mund ta quajmë edhe të egër, në adresë të gazetarëve të punësuar në këtë “shtëpi publike”.

Letra kërcënon!
Për shembull këtu thuhet «...të inicohen menjëherë procedura diciplinore sic parashihen në rregullore». Letërshkruesi zyrtar e di se mjeti më efikas për kontrollin e gazetarëve është sot frika dhe instalimi i frikës. Përmes gjuhës që përdorët në këtë letër, ne lexuesit, kuptojmë se, RTK, përpos që është e interesuar të kontrolloj mendimin kolektiv, tanimë ky medium, e keta njerëz, janë të interesuar të kontrollojnë edhe mendimin privat; privatësinë!

A është e mundur kjo?
Politikat e RTK’së, të ushqyra nga pushteti dhe krimi, ndaj mendimit dhe debatit të lirë kanë instaluar frikën. Edhe këtu, ashtu sikurse tek Putini, ka një kërcnim - të hapur- ndaj gazetarëve. Në letrën e tij, dërguar gazetarëve dhe redaktorëve të RTK-së, z. Shala kërcënon kolegët edhe me largimin nga puna. Shkak për këtë na qenka se: “... një pjesë e stafit editorial (gazetarë dhe redaktorë) të RTK-së, po marrin qëndrime përmes profileve të tyre në mediat e reja (facebook, twitter, etj) rreth situatave të ndryshme si politike por edhe në fusha tjera. Madje ka raste kur gazetarë dhe redaktorë të RTK-së dalin me qëndrime kundër vet RTK-së pa asnjë argument duke prishur kështu imazhin e Transmetuesit Publik”. Gjithsesi sipas drejtorit “të madh”, nëse një gazetar apo redaktor, privatisht, e edhe larg profesionit të tij, përmes mediave sociale, shprehë mendimin e tij të pavaruar politik, social apo ekonomik, do të largohet nga puna.

Drejtori “i madh” i RTK-së, në këtë letër, përmend mediat sociale (apo siq thot ai “mediat e reja” «facebook dhe Twiter». Ai si duket nuk e ka të qartë se, është e pamundur të eliminohet liria, po nuk e shkatërrua më parë liria e shprehjes. Dhe, letra e drejtorit kishte këtë qëllim. Vrasjen e lirisë së shprehjes!
Detyra e mediave, kudo që janë, dhe në të gjitha kohërat, z. drejtor, është që liria e të shprehurit të jetë e mira e tërë shoqërisë.
Vlerat e lirisë, duke përfshirë këtu edhe lirinë e shprehjes private, nuk mund të instalohen nga jashtë; nuk vinë nga ambasadat. Ato vinë nga brenda, ato vlera duhet të ruhen si sytë e ballit. Vlerat e lirisë duhet kuptuar dhe pranuar nga secili individ e deri tek kolektivja.

A e ka kuptuar drejtori “i madh” vlerën e lirisë?
Citat nga letra e dërguar gazetarëve nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së: «Më lejoni t’ju njoftojë se që nga dita e nesërme, e hënë, 11.01.2016, cdo shkelje më e vogël e rregulloreve të RTK-së, automatikisht pa asnjë paralajmërim do të bëhet lëndë e Komisionit Diciplinorë të RTK-së.») «Pa asnjë paralajmërim», thot drejtori i një mediumi publik. “Po dëmtojnë imazhin e RTK-së”, thuhet në letër. Të gjitha regjimet jo të lira politike ndërtohen mbi bazën e gënjeshtrës dhe dhunës. Gënjeshtra dhe dhuna janë pandashëm të lidhura me njëra tjetrën. Ato kushtëzojnë njëra tjetrën. Mos të harrojmë, liria e shprehjes është kërcënimi kryesor kundër një regjimi politik i cili është i bazuar në gënjeshtra dhe dhunë. E ky është regjimi i RTK-së.
Kjo letër e kjo gjuhë është një municion kundër lirisë së shprehjes; Është kundër secilit që mendon pavarur. RTK dhe regjimi nuk ia dolën që të neutralizojnë atë pjesë të popullsisë për të cilin liria, duke përfshirë lirinë e shprehjes, është një kusht natyror e i domosdoshëm i jetesës.

“I madhi” drejtor,
Liria është vlera më me rëndësi në jetë për ata të cilët punojnë në këtë institucion medial. Ata kanë një publik në Kosovë, e tej saj; Publik që ka nevojë fjalën e lirë, që ka nevojë të vërtetën.

Ti, i cili, je i detyruar, i obliguar dhe i paguar me paratë e popullit për të kultivuar dhe për ta mbrojtur fjalën e lirë, shprehjen e lirë dhe mendimin e lirë, ti vrasës i sajë. Ti mashë e rrogëtar i gënjeshtrës dhe i censurës.
A është e mundur kjo?
Në sistemet totalitare është shteti ai që u tregon gazetarëve dhe masave dhe, është ai, i cili vendosë se, cili mendim dhe opinion "duhet" të dominoj, jo vetëm në media, por edhe në hapsirën private. E pra është ai që të tregon se c'farë duhet t'i “cicërrosh” edhe gruas/burrit tënd në shtrat.

Gjithsesi, letra e drejtorit të RTK-së, për një sistem politik demokratik, është e paparë dhe e padëgjuar. Kërcnimi i njëshit të RTK’së vazhdon: “Nuk lejohet marrja e qëndrimeve në asnjë rast”. Kjo fjali e mbushur dhe e ngjyrour me elemente të gjuhës policore shkakton frikë dhe pasiguri tek gaztarët dhe, kjo ndikon edhe në instalimin e vetcensurës.
Drejtori frikësohet se, përmes shprehjes së lirë në privatësi, institucioni i fuqishëm dhe i rrezikshëm i pushtetit do të ofendohet. Por, ai harron se edhe gazetarët janë të kërcnuar; këta frikësohen për humbjen e vendit të tyre të punës, po nuk u nënshtrohen politikave të diktatit. Gazetarët, përmes kësaj letre, frikësohen edhe për humbjen e lirisë personale, dinjitetit dhe personalitetit. E, si mund të ketë shoqëri të kënaqur e të shëndosë me gazetarë të pakënaqur e të frikëuar, z. drejtor?

Frikësohen gazetarët dhe redaktorët, sepse është pushteti që të urdhëron se c'farë duhet të thuash, kur duhet ta thuash dhe përmes cilit medium ke të drejtë ta thuash. E kjo është totalitarizëm! Kjo të përkuton regjimin e Millosheviqit dhe momentin kur forcat speciale serbe mbyllën me forcë RTP-në, vetëm e vëtëm se gazetaria shqiptare nuk pranoi t’i mbyllej goja. Paramendo, atherë regjimi i Millosheviqit tentonte të kontrollonte “vetëm” hapsirën publike, e sot drejtori “i madh” e Putini i vogël, don ta kontrolloj edhe privatësinë tonë.
Të nderuar lexues,
Kemi dëgjuar shpesh fjalitë: «Unë s'kam interes nga kjo", "Është vetëm për të mirën tuaj", “Është për profesionalzimin”. Kësaj i thonë altruizëm, apo jo?
Me fjalë tjera: kontrolli dhe fuqia, çdoherë, paraqiten si diçka e "pa interes" dhe "humanitare". Përmes gjuhës së shkruar të drejtorit ne nuk lexojmë se ai ka interes personal, porse kjo ka të bëjë për "të mirën kolektive", "për profesionalizmin". Ja edhe një shkëputje nga letra e dretorit: “Nuk lejohet marrja e qëndrimeve në asnjë rast, të nderuar gazetarë dhe redaktorë, sepse cdo qëndrim i juaji publik paraqet ANIM! Dhe ANIMI por edhe qëndrimi i juaj publik kundër RTK-së, është i ndaluar dhe i sanksionuar...”

Letra e drejtorit “të madh”, dërguar gazetarëve të RTK-së, është tentim edhe për kontrollin social; është tentim për të kontrolluar mendimet dhe dëshirat, e kjo është e dëmshme për shendetin psiqik të një populli. Shtrohet pyetja: A nuk imponon ky medium "debate" hrushoviane?
Në shtetet demokratike veprohet ndryshe, “i madhi drejtor”; Opinioni, fjala e lirë, vendimet politike dhe ato private, mendimi i lirë publik dhe ai privat; mendim "që duhet" të dominoj në hapësirën publike e atë private, asnjëherë nuk imponohet nga pushteti, e aq më pak nga meduimi publik.
Politikat e Kosovës në shekullin e XXI po lëvizin nga lira tek joliria. Kjo tregon se, liria e shprehjes është bërë viktima e parë e shoqërisë sonë. Këtë e dëshmon edhe letra e “drejtorit të madh”.
Comments
Te lumte!
Thanks Mekuli!
Ja kush na perfaqeson!
Kjo trajetese e ky shkrim kritik i nje njohesi te fushes se medieve, argumenton se kush e perfaqeson dhe cilet jane ata qe e udheheqin dhe e komandojne fjalen e lire ne Shqiperi e ne Kosove.
Këta njerez komunist e te partise duhet menjanuar nga masmediat publike.
Ky shkrim duhet lexuar nga te gjithe gazetaret dhe te rezonojne paksa.
Kritika eshte ushqim per masat. Vazhdoni keshtu, ju voxpublica dhe ju Gezim Mekuli
Add new comment