cmimet
Ushqimet dhe Ujësjellësi i Tiranës rritën çmimet e shportës
Kostoja e jetesës në Shqipëri u rrit me 2 për qind në mars në krahasim me një vit më parë, ku të gjitha grupet e shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit pësuan rritje, bëri të ditur Instituti i Statistikave.
Furnizimi me ujë u shtrenjtua me 17.7 për qind në shportën kombëtare, ku përfshihet rritja me 44% e çmimit të ujit në Bashkinë Tiranë si dhe rritja me 15% në Bashkinë Durrës, ndërkohë që në bashkitë e tjera nuk ka pasur rritje të çmimeve, raporton BIRN.
Biznesi miliardësh që kamuflohet pas fasadeve dhe çmimeve
Pak ditë më parë në televizonet kombëtare u shfaq një lajm me rëndësi po të tillë, pra kombëtare. Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës mori një çmim për transparencë në shërbimin ndaj qytetarëve. Autorë të çmimit, një shoqatë, InfoCip, e cila kishte kryer një të ashtuquajtur studim dhe sponsorizohej edhe nga ambasada suedeze. “Studimi” merrte në vëzhgim ndër të tjera edhe përditësimin e faqes online të bashkisë duke konsideruar këtë si shenjë transparence, ndonëse aty mund të shihet edhe një politikë marketingu. Nuk është e rëndësishme që të sjellim këtu fjalën e rastit të z.
Kompromentimi i nismës për TVSH-në*
1. Grupimi kryesor i biznesit që bën evazion (fsheh taksat) është biznesi i madh. Kjo ndodh si përmes korruptimit të institucioneve, si doganat, tatimet, inspektimet, etj., por edhe lidhjeve të shkurtra me lidershipin politik të vendit. Ndërkaq, e njëjta gjë ndodh edhe nëpërmjet mospajisjes së sipërmarrësve të vegjël me faturën përkatëse tatimore.
Turizëm apo zhvatje? Largimi i turistëve kosovarë drejt Malit të Zi
Ky vit shënon një pikë kthese në raportimin mbi turizmin. Ajo që përflitej prej kohësh mes njerëzve, pra diferencimi që subjektet në Shqipëri aplikojnë ndaj kategorive të ndryshme turistësh, ka dalë në sipërfaqe hapur. Pak ditë më parë ishte Deutsche Welle që shkruante për një sjellje jo të mirë ndaj turistëve kosovarë në Shqipëri, ndaj të cilëve aplikohen çmime të diferencuara. Pati kundër reagime, por fakti është se me kosovarët është luajtur keq këto vite duke abuzuar. Dhe abuzimi ka një kosto të merituar.
Tregu i sigurimeve u zgjerua dhe pa u rritur çmimet
Rrirja e çmimeve të siguracionit të makinave nuk është kushtëzuar nga tregu siç thonë kompanitë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se edhe në kohën kur çmimet nuk ishin shtrenjtuar tregu i sigurimeve ka qenë në zgjerim mbi 4.5 për qind duke realizuar një xhiro biznesi rreth 70 milionë euro.
U sulmua TIA për sigurinë, por për asnjë çast për çmimet e biletave
Qeveria, apo më saktë ministri i Brendshëm i saj, sulmuan për ditë tëra konçesionarin e Rinasit, për arsye të mungesës së sigurisë. Tani që ngjarjes së grabitjes i humbi tempi mediatik edhe sulmet ranë. Ndërkohë nëse ka një arsye për të cilën TIA duhet sulmuar janë çmimet e larta që aplikon e për të cilat qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Është e vërtetë që ekzekutivi i tanishëm nuk ka përgjegjësi për komtratën, por për zgjatjen e saj po dhe përmbajtja e kontratës së re, publikuar në Fletoren Zyrtare, është zhgënjyese.
Punohet vetëm për “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”. Rritje pensionesh me 2%, 0.5% më shumë sesa inflacioni
Qeveria do të indeksojë pensionet duke nisur që nga muaji korrik. 2% shkon rritja e pensioneve, një kuotë minimale kjo dhe që buron nga ligji, që e detyron qeverinë të bëjë indeksimin e tyre në nivelin e inflacionitt. “Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor është rreth 1.5%, por rritja e pensioneve do të bëhet me 2%. Me këtë shifër pritet të rriten të gjitha pensionet, duke filluar nga ato monimale deri tek pensionet maksimale. Kështu pensioni minimal prej 14 mijë lekësh pritet të rritet me 280 lekë.
Hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga Rinasi. Ministri i Transporteve paralajmëron konçesion për aeroportin e Kukësit
Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura.
Çmimet e ushqimeve, 5.9% më shtrenjtë se një vit më parë
Muaji nëntor i këtij viti ka shënur rritje të ndjeshme të kostove të jetesës, si pasojë e rritjes së çmimeve për mallrat e konsumit. INSTAT raporton se çmimet e ushqimeve janë rritur me 5.9% krahasuar me një vit më parë, me rritje kryesore tek zarzavatet: “Rritjen më të madhe e ka pasur çmimi i zarzavateve,me 35.6 për qind, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi i frutave, të cilat janë shtrenjtuar me 13.9 për qind.
Në prag të rënies së madhe financiare globale
Paul Mason, editor i çështjeve ekonomike në Channel 4 News shkruan një opinion për pikiatën financiare dhe ekonomike ku po hyn bota. Opinioni është botuar në gazetën e njohur “The Guardian” me një titull alarmues: Prag Apokalipsi: a ka nisur shkërmoqja financiare e madhe? Madje edhe fotoja shoqëruese është një bombë bërthamore që shpërthen, si për të emfatizuar pasojat e mëdha traumatike që do të sillte rënia ekonomike si e viteve ‘29-33. Arsyeja e kësaj sinteze që çon në pesimizëm është kriza e vitit 2008 dhe sidomos roli i bankave qendrore në meanxhimin e saj.