Çmimet e ushqimeve, 5.9% më shtrenjtë se një vit më parë

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 16:46

Muaji nëntor i këtij viti ka shënur rritje të ndjeshme të kostove të jetesës, si pasojë e rritjes së çmimeve për mallrat e konsumit. INSTAT raporton se çmimet e ushqimeve janë rritur me 5.9% krahasuar me një vit më parë, me rritje kryesore tek zarzavatet: “Rritjen më të madhe e ka pasur çmimi i zarzavateve,me 35.6 për qind, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi i frutave, të cilat janë shtrenjtuar me 13.9 për qind. Të dhënat tregojnë se, vetëm si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve, kostoja e jetesës është rritur me 2.3 për qind, por inflacioni ka rezultuar më i ulët, për shkak se në zërat e tjerë të shpenzimeve familjare, çmimet kanë rënë krahasuar me vitin e kaluar”, referon Top-Channel.

Rënie kanë njohur grupi “veshje” dhe “këpucë”, qiratë, lëndët djegëse dhe të energjisë si dhe çmimet e transportit, të cilat kanë ndikuar në uljen e inflacionit. Faktet flasin se nga kjo prirje goditen më të varfrit që i shpenzojnë të ardhurat kryesore për ushqime, duke e bërë edhe më të “padukshme” normën e vërtetë të inflacionit. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=314941#k1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.