bota
“Nuk kemi prova se janë alienë, por edhe mund të jenë”
Inteligjenca amerikane nuk ka gjetur asnjë provë që fenomenet e çuditshme ajrore të raportuara nga pilotët e Marinës vitet e fundit të kenë qenë anije kozmike aliene. Megjithatë, raporti nuk arrin të shpjegojë lëvizjet e pazakonta që kanë çorientuar shkencëtarët dhe ushtrinë.
Po vijnë reaktorët bërthamorë të gjeneratës së re
Reaktori i parë me natrium do të ndërtohet në Uajomnig, në vendin ku më parë gjendej një fabrikë qymyri. Projekti do të zbatohet nga kompania e avancuar e reaktorëve bërthamorë në pronësi të miliarderit Bill Gates, TerraPower LLC dhe PacifiCorp, në pronësi të Berkshire Hathaway të Warren Buffet.
Pasaportat Covid, shtatë vende të BE-së vënë në punë sistemin e ri
Disa vende të BE kanë vënë në funksion sistemin e kalimit dixhital për Covid-19 për udhëtime në të gjithë rajonin. Pritet që ky sistem të aplikohet gjerësisht pas datës 1 korrik.
Komisioni Evropian thotë se shtatë shtete anëtare - Bullgaria, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia - janë lidhur me sistemin qendror dhe kanë filluar lëshimin e certifikatave të para, raporton Euronews. Vende të tjera pritet t’u bashkohen.
Huawei si kalë Troje, nis në Varshavë gjyqi i parë për spiunazh
Ndërsa shumë shtete europiane janë në dilemë nëse do t’i hapin apo jo “derën” teknologjisë 5G që ofron gjiganti kinez i teknologjisë, në Varshavë nis sot një proces gjyqësor spiunazhi që përfshin një ish-agjent të shërbimeve sekrete polake dhe një ish-punonjës të Huawei-t. Dy të pandehurit u arrestuan në Poloni në janar 2019 me dyshimin se kanë spiunuar për llogari të Kinës, një rast ky që ka nxitur debatin ndërkombëtar mbi rreziqet e mundshme të sigurisë kur përdoren pajisjet Huawei në rrjetet e komunikimit.
Mëngjeset e shtrenjta të kryeministres hapin debat në Finlandë
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, është vënë në “shënjestër” ditë e fundit, pasi mediat vendase raportuan se ajo kishte shpenzuar më shumë për ushqimin sesa parashikohet në listën e shpenzimeve që mbulon buxheti.
Matteo Salvini mbledh të djathtët e Europës në një grup të ri në PE
Lideri i Legës në Itali po përpiqet të krijojë një forcë të re politike në PE. Forca e re do të bëjë bashkë grupin e tij Identitet dhe Demokraci (ID), grupin e Polonisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) dhe politikanë konservatorë nga radhët e PPE-së si kryeministri hungarez, Viktor Orban.
"Ka ardhur koha për të bashkuar më të mirët nga këto tre grupe dhe për luajtur një rol vendimtar në Parlamentin e BE," deklaroi Salvini të dielën në Cascais, Portugali, ku mori pjesë në një konferencë të grupit të tij të ID nën moton "Projekti për një Evropë tjetër”.
SHBA përdori shërbimet sekrete daneze për të përgjuar liderët e Europës
Shërbimet sekrete të Danimarkës ndihmuan Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve të spiunonte zyrtarët evropianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel. Skandali u zbulua në vitin 2013, kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte Barack Obama. Në atë kohë ishte Edward Snowden ai që zbuloi për herë të parë detaje të këtij përgjimi. Por një hetim i ri i publikuar të dielën zbulon detaje të mbështetjes që mund t’i ketë dhënë NSA-së Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes (FE) në Danimarkë, fqinji verior i Gjermanisë.
“Vuloset” përfundimisht marrëveshja e detit mes Greqisë dhe Italisë
Senati italian ratifikoi të premten marrëveshjen detare me Greqinë, e cila përcakton kufijtë e zonave ekskluzive ekonomike mes dy vendeve të BE-së. Me 223 vota pro dhe vetëm dy kundër, e nënshkruar në qershor të vitit të kaluar pritet të hyjë në fuqi.
Po vjen varianti hibrid
Një variant hibrid i koronavirusit, i formuar nga ai indian dhe anglez, është zbuluar në Vietnam. Varianti i ri përhapet shumë më shpejt në ajër sesa të tjerët. Lajmin e konfirmoi ministri vietnamez i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long, i cituar nga “The Guardian”.
Ky variant, theksoi ministri, është shkaku i valës së re të infeksioneve në vend, që filloi rreth një muaj më pare dhe që deri tani ka sjellë 3 595 raste të reja në 33 qytete dhe provinca.
Kanada, mbetjet mortore të 215 fëmijëve gjenden pranë një ish-shkolle të kishës
Horror në Kanada. Një e vërtetë tragjike për të cilën anëtarët e pakicës etnike 'Tk'emlúps te Secwépemc' kanë dyshuar për dekada me radhë, ka dalë në dritë me gjithë mizorinë e saj makabre në ditët e fundit: eshtrat e 215 fëmijëve janë gjetur afër asaj që dikur ishte një shkollë rezidenciale. Kjo e fundit është nga institucionet e sistemit të njohur si 'shkolla rezidenciale indiane', një rrjet shkollash të themeluara nga qeveria dhe të administruara nga Kishat Katolike që largoi fëmijët e njerëzve indigjenë nga kultura e tyre për t'i asimiluar ata në kulturën e shumicës.