berisha

Çfarë ka dashur të thotë?

Postuar në 10 Maj, 2018 12:28

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “360 gradë” ku ka folur për disa çështje. Në faqen e vet në Facebook, Berisha ka shpërndarë edhe një pjesë të prerë videoje nga intervista ku ai flet për vizitën e Patriarkut Kirill në Shqipëri dhe takimin e tij me kryeministrin Edi Rama. Berisha flet e flet për këtë takim, por pa dalë në një pikë konkluzive duke lënë të kuptohet se vetë takimi është kompromentues.

Manovra e PD-së me qitjen e përsëritur ndaj Xhafajt

Postuar në 09 Maj, 2018 18:44

Partia Demokratike publikoi këtë të mërkurë dosjen e plotë të dënimit me 7 vjet e dy muaj burg në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt për trafik droge. Një akuzë që nuk artikulohet për herë të parë, me ndryshimin se stafeta i është kaluar selisë së PD-së, pas denoncimeve në parlament të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Edhe në daljen e fundit para gazetarëve Enkelejd Alibeaj e Gazmend Bardhi përveçse kanë bërë një zbardhje të përciptë të vendimit kanë ngarkuar me përgjegjësi Xhafajn dhe institucionet në varësi të tij për mosarrestimin e Agron Xhafajt.

Përballja me akuzat e Izet Haxhisë, në fuqi "kodi i heshtjes"

Postuar në 09 Maj, 2018 11:55

Ish-kryeministri Berisha ka lënë të kuptohet se ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë është i orkestruar nga kryeministri Rama. I pyetur për mbërritjen në Tiranë të ish-truprojës së tij, Berisha ka luajtur për momentin me "kodin e heshtjes", duke mos bërë asnjë koment për akuzat e Haxhisë dhe mundësinë e rihapjes së çështjeve që kanë të bëjnë me vrasjen e Azem Hajdarit dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. 

Sulmi i PD-së për inceneratorët, luftë e brendshme ndaj ish-ministrit Ridvan Bode?

Postuar në 08 Maj, 2018 10:48

Sot gazeta “Panorama” ka zbardhur një debat të zhvilluar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mes deputetëve Sali Berisha dhe Myslim Murrizi. Berisha ka kërkuar që deputetët të denoncojnë koncesionet korruptive të qeverisë duke u përqendruar tek ai për monitorimin online të lojërave të fatit që sipas tij kontrollohet nga vëllai i kryeministrit aktual, Olsi Rama dhe djali i ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi, Endri Meksi.

Whistleblower-i Berisha

Postuar në 27 Mars, 2018 23:35

Ndoshta është hera e parë që Sali Berisha po bëhet i bezdisshëm. Ndaj tij ka patur mllef, urrejtje, inat, kundërshti, admirim apo edhe frikë. Por bezdi vështirë të thuash se ka patur ndonjëherë. Duket se kjo kohë ka ardhur.

Dhe këtë ndjesi ta krijon sa fakti se mikrofoni për të vihet në një kohë kur ai po humbet rolin real publik për të kaluar në rolin e avokatisë së interesave personale, aq edhe për faktin se teknika e tij e sulmit politik është e vjetëruar dhe jashtë kohe saqë mund të quhet e papranueshme.

Pse po sulmohet Lulzim Basha nga klani Berisha?

Postuar në 09 Mars, 2018 23:24

I vetmi që nuk ka reaguar për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA dhe lidhjeve të dyshuara me rusët është Sali Berisha, heshtja e të cilit lë të ekspozuar Lulzim Bashën përballë sulmeve që po i adresohen nga disa anë. Është naive të besohet se një ofensivë e tillë politike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike mund të linte indiferent Sali Berishën, për më tepër për një temë si proamerikanizmi dhe antiPutinizmi. 

Për cilën liri në media është fjala?

Postuar në 27 Shkurt, 2018 21:01

Sali Berisha ka qenë dje viktimë e gabimit të tij kur nisi një ndërhyrje telefonike në një emision televiziv, që e përfundoi në një miniseancë plenare me sharje dhe akuza recipoke me gazetarin Artan Hoxha. 

Duhet të themi menjëherë se debati apo sherri në studio nuk mund të konsiderohet seriozisht për shkak të gjaknxehtësisë së madhe të të dy personave, por edhe akuzave spontane që mbeten retorike sa kohë nuk trajtohen në nivel penal. 

Shqipëria nis negociatat me Ilir Metën dhe Sali Berishën për kufirin detar me Greqinë

Postuar në 26 Shkurt, 2018 14:43

Ilir Meta ka bërë të qartë se mund të refuzojë dhënien e autorizimit për plotfuqinë e negociimit të marrëvshjes së detit me Greqinë. I ngarkuari me punë i LSI-së për komunikimin në Facebook, Ylli Manjani, ka sqaruar gjithë merakun e presidentit për mëmëdheun duke u mbajtur sërish te paranoja e mosinformimit. 

Një president që bën hall të Shqipërisë, hallin e Sali Berishës

Postuar në 19 Shkurt, 2018 11:39

Ilir Meta vazhdon edhe në Presidencë të luajë “politikë” me teknikën e tij të preferuar, e me gjasë të vetmen që di, të “zbulimit me luftim”, ku lufta e vetme që përdoret është thashethemi. Thashethemi si mënyrë për të njoftuar tjetrin se “shiko se çfarë do bëj unë”, ndaj hajde të flasim.

Estrada presidenciale e konsultave

Postuar në 14 Shkurt, 2018 17:51

Sot është bërë publik lajmi se Ministria e Jashtme i ka dorëzuar Presidentit të Republikës kërkesën për marrjen e plotfuqisë për negociatorët që do të përfshihen në bisedime me Greqinë. Fjala është për marrëveshjen e detit, që kërkon ekspertizë teknike.

Kërkesa për plotfuqinë është ligjore, por ajo rrjedh edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kemi të bëjmë pra me kompetenca të Presidentit që ka tagrin për të dhënë autorizimin e negociatave.

Pages

Subscribe to RSS - berisha