Përballja me akuzat e Izet Haxhisë, në fuqi "kodi i heshtjes"
Ish-kryeministri Berisha ka lënë të kuptohet se ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë është i orkestruar nga kryeministri Rama. I pyetur për mbërritjen në Tiranë të ish-truprojës së tij, Berisha ka luajtur për momentin me "kodin e heshtjes", duke mos bërë asnjë koment për akuzat e Haxhisë dhe mundësinë e rihapjes së çështjeve që kanë të bëjnë me vrasjen e Azem Hajdarit dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.
"Berisha: Një kriminel që është në krah të Edi Ramës. Ai është i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg dhe sipas mediave i dënuar përjetë. Gzetari- Pse duhet të vinte? I ka kërkuar Rama favor Erdoganit? Berisha: Lajmet thonë që ministria që ministria i ka premtuar hapjen e çështjes. Gazetari-Pse e do Rama në këtë moment? Berisha: Rama është një super frikacak"
Momenti në të cilin u mundësua ekstradimi i Izet Haxhisë ngre pikëpyetje të forta se pas këtij zhvillimi fshihen qëllime politike. Berisha nuk ka më asnjë instrument për të penguar një rihapje të çështjeve të cilat e prekin dhe mbi të gjitha një përqëndrim i vëmendjes tek akuzat ndaj tij lehtësojmë qeverinë nga sikletet me çështjen Tahiri dhe misionet faktmbledhëse të deputetëve europianë.
Roli i Berishës në ngjarjet e 97-98 nuk është hetuar asnjëherë, ashtu dhe në çështjen e vrasjes së Remzi Hoxhës. Atktualizimi i akuzave që mund të fitojnë edhe status ligjor lë të hapur mundësinë që Berisha të shkojë në bankën e të akuzuarve dhe mesa duket laku po ngushtohet.
Add new comment