Shqipëria nis negociatat me Ilir Metën dhe Sali Berishën për kufirin detar me Greqinë

Postuar në 26 Shkurt, 2018 14:43

Ilir Meta ka bërë të qartë se mund të refuzojë dhënien e autorizimit për plotfuqinë e negociimit të marrëvshjes së detit me Greqinë. I ngarkuari me punë i LSI-së për komunikimin në Facebook, Ylli Manjani, ka sqaruar gjithë merakun e presidentit për mëmëdheun duke u mbajtur sërish te paranoja e mosinformimit. 

Siç është bërë e ditur, presidenti, pra Ilir Meta, komandanti ynë i Forcave të Armatosura, ka në tavolinë të gjithë informacionin që kërkoi, por në dritën e leximit profesional të këtij informacioni, ai nuk është i bindur. Këtë na thotë Manjani që flet për Shqipërinë, ndërkohë që shkaqet reale për mosdhënien e autorizimit nuk ekzistojnë. Kreu i shtetit është informuar në hollësi edhe pse burime nga presidenca janë kujdesur të përhapin lajmin se “presidenti nuk ka afate për përgjigjen e tij”.

Ping pongu pseudopatriotik ka patur sot zhvillime të reja teksa ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar një prej pjesëtarëve të grupit negociator për përfshirje në aktovitete spiunazhi. Meçollari ka qenë në vitet 2006-2012 në detyra të larta, ai ka certifikatë sigurie nga NATO që nuk i është revokuar. Po kështu ai është rikthyer në punë me vendim gjykate, ndërkohë që është autor i një studimi për çështjet e ujërave detare. Bashkë me Kudret Çelën ai kundërshtoi marrëveshjen e parë dhe kjo ndër të tjera është arsyeja e dukshme se përse Berisha po bën çdo gjë që të shmangë negociatate me Greqinë. 

Ligji dhe kushtetuta shqiptare rregullojnë procedurat në mënyrë strikte: Kuvendi ratifikon dhe shpreh Rezervën. Presidenti ka në dorë plotfuqinë edhe për firmosjen ose jo të marrëveshjes, pra ai mund të bllokojë tekstin final ndërkohë që ka edhe dekretin për ligjin. 

Mund pra të pyetet: cila është arsyeja që z. Berisha dhe zëdhënësi i tij ë këtë rast, presidenti Ilir Meta, po bëjnë çmos të pamundësojnë një marrëveshje tekstin e së cilës nuk e kanë parë?

Cila është arsyeja që pa patur në dorë një dokument, zëdhënësi tjetër i Berishës, Tritan Shehu, kërkoi trajtimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare ku kërkohet kohë e gjatë?

Përgjigja është e qartë: qoftë edhe duke respektuar detyrimet e Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja e re është më e favorshme për Shqipërinë. Dhe ky është një problem politik jo i vogël për përfaqësues të së ashtuquajturës të djathtë, që nuk mungojnë të çirren për nacionalizëm sa herë është vakti. 

Ilir Meta ka mundësinë të shkëputet nga politika e çikërrimave që e ka kthyer në filozofi të vetën, pse aktualisht qëllimet dhe interesst politike që qëndrojnë pas kundërshtimit të Negociatave, janë të qarta.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

E keni harten ju qe e paskeni nxjerre perfundimin se marreveshja eshte e favorshem? Aman botojeni se te gjithe ate duan te shohin.

Akome me qarte, a dini mire permbajtjen e pasurive minerare ne te dy versionet? A dini sa taksa lundrimi paguhen ne njeren harte e sa ne tjetre? A dini te thoni nese nje marreveshje permban leshime te tjera, si psh varrezat greke ne me shume se sa nje vend?!

Dhe ne fund fare, ne nje republike qe eshte kthyer ne monarki absolute kryministrore pas marreveshjes se 2008-es, a mund te na listoni ju, te pakten ndonje cep apo vend ku mund dhe duhet te kufizohet sadopak pushteti i Kryeministrit?

Submitted by Albi_I (not verified) on

C'ti komentosh shkrimit me tej mor zoteri?!!!

Shkrimi thote "marreveshja e re eshte me e favorshme". Ku, si, qysh, tek?!!! Ne nuk e kemi pa marreveshjen, shkrimi i paska bere dhe vleresimin.

Shkrimi vazhdon e merret me si e pse sillet Presidenti ne kete menyre, pa e thene qarte per te gjithe qe vendimi i Gjykates Kushtetuese nr.15 i vitit 2010 ja jep qarte dhe prere kete pushtet. Ne fakt eshte nje nga pushtetet e pakta qe ja kemi hequr nga dora e Kryeministrit, meqe edhe Kushtetuta e re de facto e vendos drejtesine ne kontrollin e tij. Dhe ju thoni pse e ushtron pushtetin?!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.