be
Zyrtarizohet Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë BE - Indi
Kina është armike, ndaj Bashkimi Europian ka hedhur sytë nga India. Këtë të hënë është zyrtarizuar krijimi i një Këshilli të ri të Tregtisë dhe Teknologjisë mes Bashkimit Europian dhe Indisë që do të përfshijë qeverisjen digjitale dhe ndërlidhjen, teknologjinë green dhe tregtinë.
Së bashku ne do të punojmë drejt një modeli demokratik të zhvillimit teknologjik që udhëheq inovacionin dhe vendos njeriun në qendër
Turqia reagon ndaj diplomacisë së izolimit. Paralajmëron për kujdes qytetarët e vet në Europë dhe SHBA
Turqia ka lëshuar së fundmi paralajmërime për qytetarët e vet që udhëtojnë drejt SHBA dhe Europës.
2023, Europa vendos autorizimin për të hyrë në Zonën Shengen
Sistemi i ri i kontrollit të hyrjeve në BE po përgatitet dhe ai pritet të hyjë në fuqi në muajin maj. Medait hollandeze shkruajnë se ndryshimet e bëra, çdo shtetas që do të hyjë në zonën e BE-së do të regjistrohet në një sistem të ri kontrolli dhe gjashtë muaj më vonë, pra diku nga muaji nëntor, shtetas si shqiptarët do të detyrohen të aplikojnë për një autorizim udhëtimi në rrugë digjitale.
Deri ku shkon angazhimi i BE-së për Ukrainën?
Në datën 3 shkurt të këtij viti njoftohet se në Kiev do të mbahet një samit në Kiev, formalisht një qytet në rrezen e goditjes ushtarake të Rusisë. Samiti sinjalizon një mbështetje pa kushte për Ukrainën dhe faktin se në BE nuk ka asnjë mundësi objektive që dikush të mirëkuptojë arsyet e Kremlinit për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.
Thënë kjo duhet vënë në dukje se për sa I përket perspektivës Europa është e ndarë dhe kjo edhe pse lufta e Ukrainës ka përcjellë shumë mësime. I pari, ai historik: Europa nuk është imunizuar nga lufta konvencionale.
Mide spanjolle për Kosovën: Nuk është shtet, por territor me të cilin BE-ja ka marrëdhënie
Spanja nuk do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për në BE. Mediat në rajon citojnë sekretarin spanjoll për BE-në, Pascal Navarro, që ka sqaruar se qëndrimi në fjalë lidhet me faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, normalisht kërkohet opinioni I Komisionit Europian, mandej të diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshem dhe mandej vendimi final në KE.
Propozim për BE-në: Ministra nga Ballkani Perëndimor në takimet informale të KE-së dhe vëzhgues në PE më 2024
Në një opinion në “Politico” Paul Taylor bën thirrje që Bashkimi Europian të kapë momentumin që është krijuar për të mbajtur afër dhe ruajtur ndikimin në rajon. Pasi bën një paraqitje të situatës aktuale, Taylor shtron si nevojë që BE-ja të intensifikojë prezencën politike në Ballkanin Perëndimor, për shkak se “gjërat nuk mund të mbahen nën kontroll përgjithnjë”.
Sipas tij, Unioni duhet të bëjë më shumë dhe në terma konkretë që rajoni të përfitojë nga aksesi në treg në dallim nga tani kur përfitohet vetëm asistencë. Me rëndësi është edhe aspekti simbolik:
Xi: Të mos ndërhyjmë në punët e njëri-tjetrit që të ruajmë bazat politike të raporteve Kinë - BE
Presidenti kinez, Xi Jinping ka deklaruar gjatë një takimi me presidentin e Këshillit të Europës se Charles Michel se Europa dhe Kina duhet të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra-tjetrës.
MSA dhe afera e Portit/BE anullon 28 milionë euro për Durrësin
Projekti i nxitur nga kompani offshore dhe i mbështetur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e marinës së jahteve dhe një blloku apartamentesh e hotelesh në vendin ku aktualisht ushtron aktivitetin porti më i madh tregtar i vendit e ka çuar Bashkimin Europian drejt një vendimi ekstrem në lidhje me financimet e tij në Shqipëri, duke nisur nga porti tregtar. Kështu, BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.
Krizë për mjekë në Francë.1/3 e mjekëve në BE, mbi 55 vjeç
Në Francë 7 milionë njerëz nuk kanë një patolog referues, një shifër që sipas “Politico” përbën sinjal se mjekësia sinjalizon probleme serioze për të ardhmen. Numri I patologëve ka rënë me 5.6% nga viti 2012 deri në vitin 2021, por është një krizë që ka nisur me tatpjetën e vet që në vitin 1971. 44% e mjekëve në këtë vend janë më të vjetër në moshë mbi 55 vjeç ndërkohë që në mbarë Europën, 1/3 e mjekëve kap këtë moshë. Për arsye të kësaj natyre, me propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron mjekëve në pension u është kërkuar të vijojnë pnën ende.
Vaksina dhe beteja e humbur për pronësinë intelektuale. Një histori lobimi
“A është ky një kërcënim i hapur? Nuk e di." Këshilltari i kryeministrit belg foli me qetësi teksa rrëfente një telefonatë lobuese të vitit 2021. Por e jashtëzakonshmja qëndron te përmbajtja e bisedës.