Turqia reagon ndaj diplomacisë së izolimit. Paralajmëron për kujdes qytetarët e vet në Europë dhe SHBA
Turqia ka lëshuar së fundmi paralajmërime për qytetarët e vet që udhëtojnë drejt SHBA dhe Europës.
Së fundmi është vënë re një rritje e veprimeve anti-islamike, rraciste dhe ksenofobike në disa vende europiane, si dhe në demonstrimet propagandistike kundër vendit tonë nga grupe të afiluara me organizata terroriste…Këto zhvillime që reflektojnë përmasa shqetësuese të intolerancës fetare dhe urrejtjes në Europë zbulojnë qartë nivelin alarmant që kanë arritur lëvizjet raciste dhe dsikriminuese në Europë
thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme turke.
Nisur nga ky vlerësim, autoritetet paralajmërojnë qytetarët turq që jetojnë në këto vende apo plainfikojnë udhëtimin aty të kenë kujdes. I njëjti vlerësim përcillet edhe për SHBA-të, ndërkohë që mediat ëvnë në dukje se parlajmërimi i Turqisë është bërë në të njëjtën ditë kur disa vende të Europës dhe SHBA-të bënë të njëjtën gjë përkundrejt Turqisë.
Add new comment