Zyrtarizohet Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë BE - Indi
Kina është armike, ndaj Bashkimi Europian ka hedhur sytë nga India. Këtë të hënë është zyrtarizuar krijimi i një Këshilli të ri të Tregtisë dhe Teknologjisë mes Bashkimit Europian dhe Indisë që do të përfshijë qeverisjen digjitale dhe ndërlidhjen, teknologjinë green dhe tregtinë.
Së bashku ne do të punojmë drejt një modeli demokratik të zhvillimit teknologjik që udhëheq inovacionin dhe vendos njeriun në qendër
është shprehur zv.presidentja Ekzekutive e BE-së, Margrethe Vestager.
India është aktualisht partneri i 10-të tregtar i BE-së dhe karakterizohet në këtë kuadër bashkëpunimi si “vend demokratik”.
Add new comment