Krizë për mjekë në Francë.1/3 e mjekëve në BE, mbi 55 vjeç
Në Francë 7 milionë njerëz nuk kanë një patolog referues, një shifër që sipas “Politico” përbën sinjal se mjekësia sinjalizon probleme serioze për të ardhmen. Numri I patologëve ka rënë me 5.6% nga viti 2012 deri në vitin 2021, por është një krizë që ka nisur me tatpjetën e vet që në vitin 1971. 44% e mjekëve në këtë vend janë më të vjetër në moshë mbi 55 vjeç ndërkohë që në mbarë Europën, 1/3 e mjekëve kap këtë moshë. Për arsye të kësaj natyre, me propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron mjekëve në pension u është kërkuar të vijojnë pnën ende. Dhe 10% e mjekëve në Francë po punojnë përtej moshës së pensionit. Situata erdhi e u përkeqësua me pandeminë dhe ajo ka prekur të gjitha vendet, duke ekspozuar të gjithë sistemin shëndetësor.
Kemi qartazi një problem shumë të madh. Dhe ne duhet të shtojmë forcën punëtore në shëndetësi por mendoj se vështirësia qëndron në faktin se të tjera gjëra kanë marrë përparësi, si çmimet e gazit, lufta në Ukrainë
shprehet Martin McKee, profesor i shëndetit publik në London School of Hygiene&Tropical Medicine.
Add new comment