Basha
Basha hap krahët për Ilir Metën: Nuk dua të kesh dilema
Dukshëm i entusiazmuar nga deklaratat e Ilir Metës për krijimin e një qeverie besimi, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk nguroi t’i urojë mirëseardhjen kreut të LSI-së në çadrën e opozitës, gjithsesi me një hije dyshimi nëse ato që tha janë të sinqerta.
“Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë një nga dy partnerët e Qeverisë ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi: në qoftë se kjo zgjedhje është e sinqertë mirësevjen te “Shqipëria e para”. Nuk kërkojmë pazare politike, aleanca të kurdisura”- deklaroi Basha.
Arvizu kalon nga zyra e Bashës dhe Metës
Në kulmin e debatit mbi situatën e drogës dhe ngërçit politik që ka mbërthyer vendin, në Tiranë shfaqet ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Në cilësinë e zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për çështjet e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, Arvizu është takuar me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Vizita e tij në selinë e Partisë Demokratike është një lloj konfirmimi për shqetësimin e ngritur nga opozita për çështjen e trafikut të drogës.
Ku bashkohen Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha?
Konfuzioni i krijuar me deklaratat kritike të ministrave të LSI-së ndaj qeverisë, sado konstruktive të duken nga përkthimi shqip në shqip i Ilir Metës nuk e fshehin dot animin e LSI-së nga çadra e vendosur poshtë zyrës së Edi Ramës. Ky i fundit po ndjek linjën radikale nëse mund të quhet të hyrjes në zgjedhje edhe pa opozitën, por në këtë rrugë nuk ka mbështetjen pa kushte të partnerit të tij në qeveri, Ilir Meta, i cili shfaqet i shqetësuar për standardin e zgjedhjeve dhe demokracisë në vend.
Basha ngatërron veten me Berishën: Më ka sulmuar Soros me mediat e tij
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike ka hedhur sot në qarkullim “provën” e mbështetjes së madhe që ka në Washington. Një artikull i publikuar nga Bretibart News është kthyer në shqip për të evidentuar tërthorazi se politika zyrtare në SHBA nuk e sheh me sy të mirë qeverinë e Edi Ramës. Dhe për të bërë efektin e duhur te njerëz afër presidentit Donald Trump, Basha, që ka qenë dikur ministër i Jashtëm dhe promovues i vlerave euroatlantike të Shqipërisë, përdor kartën Soros.
Rruga e gabuar e PD-së, ngushtohet rrethimi për çadrën
Çadra e opozitës duket se izolohet çdo ditë e më shumë në kauzën e saj për krijimin e një qeverie teknike. Vizita pa bereqet në Uashington dekurajoi dukshëm opozitën dhe kryetarin e saj që gjithsesi përpiqen të tregojnë se ndërkombëtarët janë me ta. Basha megjithatë nxorri një gjysmë justifikimi se partnerët janë të keqinformuar nga lobingjet e narkotrafikut pranë qeverisë por faktet janë kokëforta dhe me publikimin e disave prej tyre në media, drejtuesit e opozitës janë në pozitë edhe më të vështirë. Ardhja me duar bosh nga Uashingtoni nuk ishte i vetmi lajm i keq për opozitën.
"Të panjohurat” e faktorizimit të një të dobëti të politikës
Disa ditë pas vizitës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ShBA, disa segmente të koalicionit qeverisës kanë vënë në veprim një “skenar” të vockël që synon eklipsimin e plotë të saj. Televizioni kombëtar, Top-Channel, raportonte sot për një prononcim të një prej zëdhënësve të ambasadës amerikane në Tiranë që të shprehej:
Opozita mbetet vetëm, Basha nuk merr mbështetje nga SHBA
Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara u mbyll me një intervistë në Zërin e Amerikës, ku Basha u pyet për takimet që pati në Uashington. Deklaratat e tij duhet thënë se nuk sollën asgjë të re në qëndrimet e opozitës, përveç konfirmimit se PD do të bllokojë zgjedhjet edhe pse nuk do të marrë pjesë në proces.
Çfarë po negocion Basha me ambasadorët?
Këtë të enjte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua për herë të tretë me disa nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ku ra në sy mungesa e ambasadores Vllahutin. Pas takimit ai tha se informoi ambasadorët në mënyrë të drejtëpërdrejtë “për gjëndjen aktuale të vendit, rrugët e zgjidhjes që opozita ka propozuar dhe domosdoshmërinë e zgjidhjeve të shtruara nga qytetarët shqiptarë dhe optimizmin tonë total se kauza e zgjedhjeve të lira është shumë pranë fitores”.
Ambasadori rus në selinë e PD-së
Zyra për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike njoftoi se Lulzim Basha priti në selinë e Partisë Demokratike ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandër Karpushin. Në njoftim thuhet se Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend, por pa dhënë më tej një vlerësim për situatën me argumentin se “parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qendron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera”.
Fotolajm/Lu drekon me kreun e PD-së, Basha. Ambasada në mbrojtje të investimit të vet që quhet Reforma në Drejtësi
Protesta përfundon me negociatë. Pazari është vettingu i hedhur në erë nga procedurat parlamentare që mbeten pas edhe regjistrave të kooperativave bujqësore. Në çdo rast, duket se diplomacia po vihet në lëvizje, jo për krizën, por për të mbrojtur një reformë që është investim i saj e jo i këtij vendi. Pavarësisht demagogjisë.