bard camaj
Në emër të histerisë
Pavarësisht frenezisë mediatike rreth situatës në Kosovë, të paktën një gjë mbetet e qartë: shumica prej nesh nuk e dimë çfarë po ndodh atje. Portalet mediatike raportojnë trashë - sulm terrorist, banda kriminale që synojnë të destabilizojnë rajonin, influencë ruse, dhe lidershipi serb që duket sikur kërkon falje kur mohojnë të kenë gisht në ngjarje. Eksponentë europianë nuk hezitojnë t'i hedhin karburant këtij mekanizmi distopik, duke bërë thirrje për ndëshkim të fajtorëve, qetësi dhe vetëpërmbajtje. Por fakti mbetet që pakkush e di realisht se për çfarë bëhet fjalë.
Pakti i mossulmimit që u intereson të gjithëve*
Arben Ahmetaj pritet të japë intervistën e radhës “ekskluzive” që pas arratisjes së tij dramatike e çnderuese në ekzil- të paktën kështu njoftojnë mediat në të majtë e në të djathtë. Dhe në këtë paralajmërim të ftohtë e të thatë, si një konferencë shtypi qeveritare, është e vështirë të imagjinosh një tension real me ish kolegët e tij në Qeveri. Në fund të fundit, akuzuesi është njëri prej rrethit të tyre të ngushtë, dhe gjithka shkon mirë, për sa kohë akuzat nuk përmbajnë fakte, dhe indiferenca mbretëron supreme në opinionin publik.
Përtej Presidencës së Trump: Kriza me të cilën përballet Liberalizmi
Gjueti balonash - një kronikë trishtimi parazgjedhor
Në pikëpamjen e kulturës politike, aktualisht jemi në stadin e evolucionit të një demi të tërbuar, që i vërsulet çdo gjëje që lëviz, dhe që në të njëjtën kohë është e kuqe. Përgjithësisht në këto raste beteja jonë qytetare përfundon në një ritual grotesk të trazimit të ajrit me brirë, sepse me to godasim kudo përveçse aty ku duhet: Të gjitha grykat kundërajrore të opozitarizmit këto ditë janë kthyer kundër partizës së Rudina Hajdarit; gjuajnë me predha artilerie një balonë.
Një duartrokitje, që t'i ikin emocionet( ose Elegji për iluzionet e humbura)
I arratisuri politik
Një herë e një kohë Lulzim Basha dinte të paktën të bënte për të qeshur. Videoja emblematike që kundërshtarët e tij politikë i nxorën në një kulm fushate, në të cilën shfaqej sozia duke gërhitur në zyrë, ngjiti në publik më shumë se arritjet apo mosarritjet e Bashës si kryetar bashkie. Tani duket sikur edhe atë aftësi për të mos u marrë seriozisht e ka humbur.
Nevoja për një opozitë ekstrapartiake
Dy protestues me petka të vjetëruara e të pluhurosura, hypur në një motor papaç kinez, ai mbrapa me një kazëm të ndryshkur në dorë, po kthehen duke sharë e mallkuar me zë të lartë. Nuk merret vesh nëse e kanë me Lulzimin qe s’ka bythë, apo me Ramën qe shkon e ben antimiting në Vlorë siç bëjnë mubarakët e Lindjes së Mesme kur ndjejnë terrenin tu rrëshqasë nën këmbë. Gjithsesi protestuesit janë të zhgënjyer me sa duket, ngaqe qeveria nuk ra as sot.
Morali i shimpanzesë
I dashur Palokë!
Faji kolektiv, përgjegjësia individuale
“Ai që nuk ka mëkate le të gjuajë gurin e parë”- thoshte Krishti, në një përpjekje devocioni e përuljeje për t’u hequr moralistëve fondamentalistë e hipokritëve armën nga dora.
Krisja e armaturës*
Në njëfarë mënyre studentët këto dy muajt e fundit ia kanë dalë të detyrojnë klasën politike të provojë medicinën e hidhun që non stop prej 25 vitesh kanë gatuar për të gjithë ne. Refuzimi për të dëgjuar e për të negociuar nuk është një tipar mbizotërues i grupeve sociale që rregullisht janë keqtrajtuar nga kjo qeveri; reagimi më shumë duket si refleks i kushtëzuar i dikujt që duke e pasë lakun në fyt, nuk ka çfarë të humbasë në këtë betejë.