bard camaj

Sharmi makabër i ngjyrës vjollcë

Postuar në 26 Mars, 2018 16:00

Në sfondin e një tabele reklamash buzë rruge të një qendre tregtare, mbi të cilën reklamohen ulje drastike të stinës dominon ngjyra vjollcë. Një kompani e njohur eventesh njofton zhvendosjen e zyrave të saj pesëdhjetë metra më tutje. Shigjeta që tregon rrugën për tek zyrat e reja është vjollcë. Vjollcë është xhamllëku i një agjensie funerale, ashtu siç janë fasadat e do zyrave elektorale në katet e para të pallateve të periferisë, që të ftojnë të votosh për kryetarin e ri të Bashkisë, ndonëse zgjedhjet kanë muaj që kanë përfunduar.

Një test i parakohshëm për "reformatorët" e drejtësisë

Postuar në 22 Tetor, 2017 10:27

Një numër i madh i atyre që ditët e fundit, në një mënyrë apo një tjetër, i kanë dalë në mbështetje Sajmir Tahirit, shfaqin një tipar të përbashkët: një indiferencë shembullore ndaj pyetjes, nëse ai është me faj apo jo për akuzat që i janë ngritur. Me një zell prej komsomolasish, sheh të rreshtuar militantë partie por edhe figura publike që i bien papushim daulleve të betejës për të mbrojtur Tahirin me çdo sakrificë. Paradoksalisht, në disonancë totale me mesazhin fillestar të liderit suprem, që la të kuptonte që Tahiri do lejohej ti nënshtrohej testit të drejtësisë. 

Pages

Subscribe to RSS - bard camaj