banoret
Ujësjellësi i Tiranës, “gjoba” 3 milionë lekëshe për banorët
Me dhjetëra qytetarë trokasin çdo ditë në zyrën e ankesave të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, por shumë pak prej tyre arrijnë të zgjidhin problemet që kanë. Nga një vëzhgim i TEMA TV pranë këtyre zyrave, banorët akuzojnë institucionin për mungesën e ujit të pijshëm dhe mbifaturime.
Komiteti i Helsinkit: Dëbimi i banorëve të Shkozës është i paligjshëm
Dëbimi i banorëve të Shkozës nga shtëpitë e tyre është i jashtëligjshëm. Kështu shprehet drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj. Sipas saj, Shqipëria ka ratifikuar konventën e OKB-së që nuk lejon dëbimin e qytetarëve të sajë nga banesat e tyre qofshin ata me dokumente të rregullta apo edhe të parregullta.
TemaTv
Shkoza, Zharrëza dhe 1 milionë shuplakat
Sot në disa media pranë qeverisë mbinë si papritur dy dokumente që provojnë se projekti i zgjerimit të rrugës në Shkozë dhe më tej amendimi i kontratës së parë, është bërë që në kohën kur në pushtet ka qenë qeveria e koalicionit PD-LSI. E gjendur përballë një situate të pakëndshme të krijuar nga protesta e banorëve të zonës, qeveria shqiptare nuk ka gjetur dot një përgjigje më të mirë sesa t’u thotë banorëve që
vendimin e ka marrë PD-ja me LSI-në
Pabesia e Veliajt, banorët e Shkozës përplasen te ambasadori i SHBA
Historia përsëritet, kur s'ka më asnjë shpresë se shteti shqiptar mund të ofrojë zgjidhje dhe të bëjë drejtësi qytetarët e këtij vendi shkojnë aty ku janë përplasur sa herë halli i tyre nuk është halli i qeverisë apo bashkisë. Ashtu si Filedzja që kërcënohej me jetë nga ish-bashkeshorti i saj dhe nuk ndjeu asnjë mbrojtje nga institucionet, edhe banorët e Shkozës të cilët janë rrethuar nga fadromat iu drejtuan për ndihmë ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Dhurata e ndarjes së re administrative, luftë kullotash mes Delvinës dhe Borshit
Ka disa ditë që bëhet e ditur nga media lokale për një problem që ka lindur me kullotat në Borsh.çështja është krijuar nga një vendim i Bashkisë Delvinë që i kalon kullotat, tradicionalisht të Borshit, delvinjotëve. Një problem ky i vjetër, por që së fundmi është krijuar nga dy qendra vendimmarrëse të LSI-së: Bashkia Delvinë dhe Ministria e Mjedisit. Banorët e Borshit kanë protestuar sot duke paralajmëruar se do të mbrojnë meçdo mjet atë që e cilësojnë si të tyren.
Nëse ka ndonjë gjë të re kjo ndodhet në Zharrëz. PS: Opozita ka humbur gjurmët
Protestuan për ndotjen, morën një VKM dhe ca premtime që nuk u mbajtën. Banorët e Zharrëzës kanë protestuar sërish, ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi, duke i dhënë kësaj fushate farsë, diçka reale. Pyetja është: Po opozita ku është?
"Nisni marshimin për në Fier"
Ben Blushi ka qenë në Zharrëz, aty ku po zhvillohet një grevë urie ndaj punimeve të kompanisë “Bankers”. Ai ka folur me banorët duke u kërkuar atyre që të bëhen bashkë dhe shkojnë në Fier, në një marshim që do t’I bënte të njohur Shqipërisë atë që po ndodh. Blushi ka akuzuar mediat se po censurojnë zhvillimet dhe prezenca e tij aty i jep një dimension politik ngjarjeve.
Kauzat false të hipokritëve dhe një mësim për militantët (Video)
Banorët e Zharrës në Fier janë futur në grevë urie prej disa ditësh në përpjekje për të ndërgjegjësuar qeverinë të ndërhyjë për ndërprerjen e shpërthimeve nga kompania "Bankers" në këtë zonë, çka ka shkaktuar dëmtim të banesave të tyre për shkak të lëkundjeve të tokës. Qeveria nga ana e saj ka ngritur një grup pune për të verifikuar situatën që thuajse përsëritet çdo vit, por që deri më tani nuk ka marrë zgjidhje për arsye që vetëm sa shtojnë dyshimet.
Protesta për landfillin në Fier, banorët përplasen me policinë
Protesta e banorëve të fshatit Mbyet të Fierit është shoqëruar me tensione mes tyre dhe forcave të policisë. Këto të fundit tentuan të shpërndanin banorët që po kundërshtonin ndërtimin e landfillit por hasën me rezistencën e tyre.