Kauzat false të hipokritëve dhe një mësim për militantët (Video)

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 11:23

Banorët e Zharrës në Fier janë futur në grevë urie prej disa ditësh në përpjekje për të ndërgjegjësuar qeverinë të ndërhyjë për ndërprerjen e shpërthimeve nga kompania "Bankers" në këtë zonë, çka ka shkaktuar dëmtim të banesave të tyre për shkak të lëkundjeve të tokës. Qeveria nga ana e saj ka ngritur një grup pune për të verifikuar situatën që thuajse përsëritet çdo vit, por që deri më tani nuk ka marrë zgjidhje për arsye që vetëm sa shtojnë dyshimet. Banorët thonë se u detyruan të ndërmarrin aktin ekstrem pasi ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët për shkak të indiferencës së qeverisë për t’i dëgjuar. Për ata që sot janë në qeveri, greva e zharristëve duhet të ishte më e kuptueshme për dy arsye.

E para sepse si ministri i Energjisë dhe të tjerët që sot janë në kabinetin e kryeministrit Rama janë sprovuar me grevën e urisë. Ata nga të cilët kërkohet një zgjidhje në mbrojtje të interesit publik,  janë po ata zotërinj që në 2009 u futën në një grevë urie në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me argumentin se qeveria e atëhershme po u mohonte të drejtat.

Madje sakrifica e tyre në emër të lirisë dhe kauzës për demokraci shkoi deri aty sa disa ministra u larguan me barrela nga greva pas humbjes së imunitetit.

E dyta gjë e përbashkët është se  të dyja palët kanë thuajse të njëjtën tipologji politike. Zharra ka anuar histotikisht majtas dhe të dyja palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në kutinë e votimit apo mitingje elektorale, çka reflektohet edhe në sjelljen politike sa herë kjo parti apo votues të saj gjenden në pikë të hallit siç e dëshmojnë edhe videot më poshtë(Natyrisht jo të gjithë banorët). 

Dalja me barrela nga greva është njëra anë e medaljes. Nga ana tjetër nga disa grevistë kanë hedhur akuza se në të kaluarën nuk është arritur një zgjidhje pasi një pjesë e tyre e kanë lënë grevën, të nxitur nga interesa të momentit. 

Pamje nga greva në Zharrëz:

Nga greva e urisë së PS-së në bulevard 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.