banoret
Filluan ta gjuajnë me këpucë (Video)
Përpjekja e qeverisë për të ndarë në dy palë përplasjen për Unazën e RE, në njërën anë qeverinë me policinë dhe në anën tjetër banorët, vetëm sa përshkallëzon tensionin që tani po merr trajtën e kundërvënies fizike edhe ndaj kryeministrit.
Gjatë vizitës në spitalin ushtarak për të parë nga afër policët e plagosur Rama u ndesh me irritimin e disa banorëve të Unazës që nuk nguruan ta gjuajnë me këpucë, por ndërhyrja në kohë e truprojave shmangu incidentin.
Banorëve të Unazës u dërgohet FNSH-ja (Video)
Teksa qeveria vazhdon të mos i konsiderojë banorët e Unazës së Madhe që protestojnë kundër prishjes së shtëpive që preken nga zgjerimi i rrugës, përplasja duket e pashmangshme.
Pamvarësisht përpjekjeve për ta deligjitimuar shqetësimin e banorëve, duke i etiketuar me lloj lloj përcaktimesh, shteti vendosi të tregojë dhëmbët.
Dy protesta që në thelb janë Një
Qeveria e Edi Ramës përballet aktualisht me dy protesta aktive në Tiranë. E para është protesta disa mujore për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe e dyta është protesta e banorëve në zonën e Astirit.
Dy standarde për legalizimet/Banesa me mur të përbashkët, disa të legalizuara, disa jo
Rreth 300 familje të Unazës së Re vijojnë betejën me shtetin kundër shembjes së banesave të tyre duke protestuar. Ndonëse shteti i ka diskriminuar duke i ndarë, disave duke ua legalizuar shtëpitë dhe disave jo, deri tani banorët kanë qenë kompaktë për të mbrojtur shtëpitë e tyre
"TemA TV" ka shkuar në shtëpitë e banorëve për të parë cilët kanë hipotekë dhe cilët jo. Nazifi është njëri prej atyre që e ka legalizuar shtëpinë, por edhe vetë e konfirmon se për të fituar hipotekën ka paguar para nën dorë.
Plaga e pronave në bregdet, banorë të Nivicës thyejnë rrethimin e plazhit të Kakomesë
Banorë të fshatit Nivicë kanë thyer rrethimin e plazhit të Kakomesë për të hyrë brenda tij. Sipas raportimeve të Saranda Web, banorët e konsiderojnë atë pronë të tyre dhe nuk njohin prezencën e subjekteve private aty. Ata janë ndaluar nga forcat e rendit për të shkuar drejt plazhit.
Rama: Nuk tërhiqemi nga inceneratori në Fier
Kryeministri ishte në Fier për të prezantuar projektet që qeveria ka për këtë qark. Investimi që ka hasur në pengesa është ai i inceneratorit, për të cilin kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka kthim mbrapa. Rama solli si model të suksesshëm inceneratorin e Elbasanit, ndërsa përmendi se shembuj të impianteve të tilla ka edhe në Vienë.
Protesta e Kukësit, qeveria ul pazarin për banorët
Pas bisedimeve me banorët në Kukës, Has dhe Tropojë qeveria i ka propozuar koncesionarit që tarifa që ata do të paguajnë për një kalim, në sheshin e pagesës të jetë 200 lekë të reja, apo 1.5 euro.
Nëse merret në total, një kalim vajtje-ardhje për kategoritë e personave që banojnë përgjatë rrugës, pas amendimit të kontratës dhe rivendosjes së traut të kalimit, pagesa do të jetë 3 euro, nga 10 që ishte më parë.
Bankers: Nuk njohim dëmshpërblime pa dalë raporti i ekspertit të pavarur
Kompania "Bankers Petroleum" kundërshton të japë dëmshpërblimet për banorët e Patos Marinzës të prekur nga lëkundjet e disa muajve më parë, me arsyetimin se më parë duhet të zbardhet raporti i ekspertit të pavarur.
Kush gënjen?
Kryeministri pretendon se për përmbytjet do të jepen dëmshpërblime të plota, mirëpo banorë të zonave të Fierit kanë tjetër përvojë.
Banorët nxjerrin listat e pashlyera të 2015 (Video)
Qeveria po menaxhon situatën e vështirë nga moti i keq, duke gjetur çdo vit arsye për mosparandalimin e pasojave. Këtë vit pati në dukje një reagim më të organizuar pasi reshjet u parlajmëruan ditë më parë, por gjithsesi natyra e bëri të vetën, duke përmbytur sërish qindra banesa.