Banorët nxjerrin listat e pashlyera të 2015 (Video)
Qeveria po menaxhon situatën e vështirë nga moti i keq, duke gjetur çdo vit arsye për mosparandalimin e pasojave. Këtë vit pati në dukje një reagim më të organizuar pasi reshjet u parlajmëruan ditë më parë, por gjithsesi natyra e bëri të vetën, duke përmbytur sërish qindra banesa.
Goditi të njëjtën zonë, ku 2 vjet më parë u shënuan përmbytje masive dhe ku kryeministri u shfaq me një qingj në dorë si bariu që kujdeset për të imtat e tij, duke premtuar dëshmpërblime të banorëve për bagëtitë dhe orenditë shtëpiake. Dy vjet më vonë banorët i qahen opozitës se nuk kanë marrë paratë e përmbytjeve të para, madje duke i nxjerrë edhe një listë që qeveria u ka si borxhe. Në krahun tjetër ata që ndjekin kryeministrin ndonëse të përmbytur e falenderojnë që nuk e pësuan si në 2015.
Add new comment