"Nisni marshimin për në Fier"
Ben Blushi ka qenë në Zharrëz, aty ku po zhvillohet një grevë urie ndaj punimeve të kompanisë “Bankers”. Ai ka folur me banorët duke u kërkuar atyre që të bëhen bashkë dhe shkojnë në Fier, në një marshim që do t’I bënte të njohur Shqipërisë atë që po ndodh. Blushi ka akuzuar mediat se po censurojnë zhvillimet dhe prezenca e tij aty i jep një dimension politik ngjarjeve.
Nëse Zharrëza detyron qeverinë të ulet e të marrë masa, atëherë edhe protesta për mbetjet ka një shpresë që të kapitalizojë një fitore të interesit publik. Në provë është protesta si e drejtë në kushtet kur zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë kthyer qysh tani në testin moral të shoqërisë.
Add new comment