Afganistani
Strategji unike në histori/ShBA kundër talebanëve dhe armëve të veta
Shtatë helikopterë të rinj ishin dërgesa më e fundit e pajisjeve ushtarake amerikane në Afganistan një muaj më parë. Pasi kontrollin e vendit e morën talebanët, e gjithë logjistika amerikane është në duart e tyre.
Marrëveshja e Dohas dhe pikëpyetjet mbi rolin e Iranit në Afganistan
Ka ende shumë pyetje pa përgjigje lidhur me pushtimin e shpejtë të Afganistanit nga "Studentët e Kuranit". Disa analistë argumentojnë se një fitore e tillë nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të ishte rënë dakord disi - ose të paktën të pranohej në heshtje - me homologun, veçanërisht me amerikanët. Sipas analistëve, "Marrëveshja për të sjellë paqen në Afganistan" e nënshkruar më 29 shkurt 2020 në Doha, Katar, nga Shtetet e Bashkuara dhe "Emirati Islamik i Afganistanit" përmban klauzola sekrete që përshkruajnë kuadrin e ri gjeopolitik në rajon.
Katër gabimet e Amerikës në Afganistan dhe risqet e reja
Tërheqja e ngathët e trupave amerikane nga Afganistani përfaqëson krizën e parë reale të administratës Biden në politikën e jashtme. Faji nuk i duhet lënë vendimit për t'u tërhequr: ishte një gabim në zbatim, jo strategjik. Prania amerikane në vend ishte bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme. Shtetet e Bashkuara kishin tërhequr një numër të konsiderueshëm të trupave, ndërsa talebanët po fitonin me shpejtësi territor, dhe shumë pak amerikanë në SHBA tani ishin të interesuar për të çështjen në fjalë.
Afganistani do të qeveriset si më 1996-2001
Afganistani mund të qeveriset nga një Këshill ndërkohë që në krye të tij mund të jetë lideri taleban, Haibatullah Akhundzada. Të paktën këtë raporton agjencia “Reuters” që referon një zyrtar të grupit që mori pushtetin në Afganistan. Sipas të njëjtit burim thuhet se talebanët po përpiqen të krijojnë një forcë ushtarake ku do të pranohen edhe ushtarët aktualë afganë nëse do të kenë dëshirë.
SHBA ecën me plane strategjike? Cili plan e parashikonte këtë poshtërim?
Pajet e evakuuimit nga Kabuli kanë sjellë në vëmendje historinë e largimit të SHBA nga Saigoni në vitin 1975.
Dallimi i vetëm është se administrata e tanishme amerikane po mbrohet duke thënë se ky nuk është Viatnami. Në një farë mënyre po. SHBA i tërhoqi trupat dhe ishte qeveria afgane që formalisht ra. Mirëpo 20 vjet angazhim ushtarak dhe 2 trilionë dolllarë bashkë me mijëra të vdekur, ku shkuan?
Synimi mbetet po ai: Shpallja e Emiratit Islamik të Afganistanit
Pamjet dhe videot e shpërndara sot dokumentuan fundin e një përballjeje 20 vjeçare. Talebaët morën Kabulin, ngritën flamurin e tyre dhe hynë në pallatin presidencial prej nga ky, presidenti Ghani kishte ikur drejt Taxhikistanit. Episodi pati edhe një aspekt disi komik: ministri i Brendshëm në detyrë i Afganistanit, Abdul Sattar Miszakwal deklaronte sot se:
Afganistani do të ketë një transferim paqësor të pushtetit drejt një qeverie tranzitore të drejtuar nga Talibani
Si u thye vullneti kolektiv i botës në ditën e Shën Mërisë të vitit 2021 A.D
7 tetor 2001. Presidenti amerikan George Bush njoftonte se kishte urdhëruar nisjen e veprimeve ushtarake kundër regjimit të talebanëve në Afganistan. Bush deklaronte se ndërhyrja kishte për qëllim eliminimin e objektivave ushtarakë dhe neutralizimmin e Afganistanit si një bazë terroriste. Ish-presidenti njoftonte se në veprim ishin 40 vende dhe se aksioni ushtarak:
mbështetej nga vullneti kolektiv i botës
Pasi e invaduan dhe e lanë, ministri britanik: Afganistani po kthehet në një shtet të dështuar
Afganistani është një vend ku cinizmi perëndimor po shembullizon më së miri karakterin aventuresk të politikës demokratizuese. Sot ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Jam absolutisht i shqetësuar se Afganistani po bëhet një shtet i dështuar ku grupe terroriste përfshirë al-Qaedan mund të rikthehen dhe të përbëjnë rrezik drejt vendeve perëndimore. Shtete të dështuara po bëhen tokë pjellore për këta lloj njerëzish
Talibanët: Do të ketë paqe vetëm me largimin e Ghanit
Talibanët e kushtëzojnë paqen në Afganistan me krijimin e një qeverie të re dhe largimin e presidentit Ashraf Ghani. Në një intervistë me Associated Press, zëdhënësi i Talibanëve, Suhail Shaheen, i cili është njëkohësisht anëtar i ekipit negociues të grupit, paraqiti qëndrimin e kryengritësve në lidhje me atë që do ta presë vendin në muajt e ardhshëm.
Afganistani, fundi i ëndrrës për eksportimin e demokracisë
Misioni ushtarak në Afganistan, që tani merr fund, (30.06) ishte më shumë se luftë kundër terrorit. I tillë ai ishte vetëm në fillim. Shumë shpejt misioni synonte të sillte demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimin e mirëqenien në vendin e shumëgoditur. Sidomos gjermanët, tradicionalisht kritikë ndaj misioneve ushtarake, kishin nevojë për këtë qëllim të "lartësuar" si justifikim për pjesëmarrjen e tyre. E sigurisht qëllimi është i nderuar.