Afganistani do të qeveriset si më 1996-2001

Postuar në 18 Gusht, 2021 19:36

Afganistani mund të qeveriset nga një Këshill ndërkohë që në krye të tij mund të jetë lideri taleban, Haibatullah Akhundzada. Të paktën këtë raporton agjencia “Reuters” që referon një zyrtar të grupit që mori pushtetin në Afganistan. Sipas të njëjtit burim thuhet se talebanët po përpiqen të krijojnë një forcë ushtarake ku do të pranohen edhe ushtarët aktualë afganë nëse do të kenë dëshirë.

Sipas komandantit taleban Waheedullah Hashimi struktura e pushtetit do të jetë e njëjta me atë të viteve 1996-2001, kur Këshilli qeveriste dhe Mullah Omar qëndronte në hije. Një gjë është e sigurtë: Afganistani nuk do të aplikojë sistem demokratik.

Nuk ka për të patur një sistem demokratik për shkak se nuk ka ndonjë bazë për të në vendin tonë. Nuk  do të diskutojmë se çfarë tip sistemi politik do të aplikojmë në Afganistan sepse është e qartë. Është Sheriati dhe kaq

ka thënë Hashimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.