Blloku Në Vëmendje
Prokurorisë i skadojnë afatet, Fullani mbyll hesapet me drejtësinë
Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë. Zyrtarisht prokuroria e Apelit pohoi për Top Channel se nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.
Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.
Lakrorit i bien petët/Gjoba e kabinetit të “Mister Fallcit” përfundon në Prokurori
Do të vinte patjetër kjo ditë. Dhe nuk vonoi. Shakaja prej parimori që kryetari i Bashkisë, Erjon Velaij, bëri me gjobën ndaj PD-së pas protestës së 8 dhjetorit, përfundoi në Prokurori. Ekspertimi nxori se teksti i gjobës nuk ishte shkruar nga inspektori Besmir Karaj, që edhe bëri kallëzimin. Firma e tij po, por siç njoftojnë mediat, ka një praktikë, ku blloqet e gjobave mbahen të firmosur dhe mbiu to inspektorët plotësojnë tekstin. Ky është momenti i dyshimtë që mendohet se është shfrytëzuar nga bashkiakët e rinj të Veliajt, i cili e MORI PËRSIPËR përgjegjësinë publikisht.
Çfarë po ndodh në Berat? Shkrimtari Balil Gjini flet për “shpopullime nga qytetarët dhe popullim me fshatarë”
Shkrimtari Balil Gjini shkruan sot në gazetën “Mapo” për disa zhvillime në Berat që kanë për autor kryesor kryetarin e bashkisë Petrit Sinaj(opinioni i plotë: http://www.respublica.al/2016/01/26/kafka-pas-luleve).
Intervista e Sytarit: Neglizhimi i udhëheqësve fetarë nuk është largpamësi, "Kurbanët" e rremë në dëm të vendit
Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka folur në një intervistë të gjatë për portalin tesheshi.com ku ka komentuar situatën ekonomike, politike dhe atë të besimit në vend. Sytari është shprehur se ka një politikë që synon ta mbajë shoqërinë të varfër për ta shkëputur atë nga besimi dhe feja.
Protesta në Partinë Socialiste dhe versioni i Berishës për rebelimin e Metës
News 24 raportoi sot për një protestë të një grupi socialistësh që kërkon largimin e Edi Ramës, pasi sipas tyre Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij dhe që prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje. Sipas informacioneve të përcjella përmes këtij televizioni, protestuesit mësohet se kanë qenë nga disa degë të Shqipërisë, ndërsa disa prej tyre janë pjesë e lëvizjes “Çohuni Socialistë” të cilët kishin me vete dhe teserën e partisë. Pas këtij lajmi ka reaguar ish-kryeministri Berisha që hedhur më shumë dritë mbi këtë lëvizje që sipas tij buron nga kryesia e kuvendit.
Kontestohet projektligji "Tahiri" për kamerat survejuese në pallate e biznese
Projektligji i propozuar nga qeveria për vendosjen e kamerave në ambjente publike si sheshet e pallatave apo detyrimin me ligj të bizneseve për paisjen me kamera ka ndeshur në kontestimin e parë nga radhët e opozitës. Deputeti Asllan Dogjani deklaroi në Komisionin e Sigurisë së kjo nismë ndërmerret për përfitime personale dhe nuk jep garanci për rritjem e sigurisë publike, pasi sipas tij disa ngjarje të bujshme të filmuara nga kamerat e sigurisë nuk janë zbardhur, duke përmendur vrasjen e Artan Santos dhe rrëmbimin e Enver Stafukës.
Albin Kurti kërkon pjesëmarrjen e Tiranës zyrtare në "protestat" kundër Isa Mustafës
Ish-lideri i Vetevendosjes, Albin Kurti kërkon të përfshijë Tiranën zyrtare në protestat kundër qeverisë së Kosovës.
"Do të duhej që Tirana të ndërhyjë dhe është shumë e padrejtë nga ana e kryeministrit të Kosovës, kur dihet që në Kosovë nuk mbeti kush pa ndërhyrë, tani ti, t’i bësh rezistencë nga Shqipëria. Madje nëse ka dikush të drejtë që të ndërhyjë është pikërisht Tirana. Dhe ky pikërisht instancës që ka të drejtë të ndërhyjë i kundërvihet, ndërkohë që ndërhyrjeve të Serbisë nuk i thotë asgjë.
Konflikt në treg, apo titull i një emisioni të ri?
Në rrugët e Tiranës shihet së fundmi kjo reklamë(në foto) që është sponsorizuar nga “ABCom”, një nga ISP-të më të mëdha në Shqipëri dhe një kompani që ofron shërbime të zgjeruara në tregun e internetit dhe TV. Në reklamë përdoret një shprehje e kryeministrit aktual në Parlament, e cila u lexua gjërësisht si kërcënim ndaj opozitës, por hyri në zhargonin e politikës si replika e duhur debatuese. Nuk duhet paragjykuar, por kjo frazë ndoshta paralajmëron një tjetër aktor në treg që do të “hyjë në kënetën mediatike” për të shqetësuar” me disa të vërteta.
Digjet makina e kreut të OSHEE-së Ardian Çela
Makina e kreut të OSHEE-së Adrian Çela ështe shkrumbuar totalisht, teksa ndodhej e parkuar në parkingun nëntokesorët të pallatit ku banon. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës në lagjen nr 1 të qytetit të Durrësit. Fillimisht policia njoftoi se flakët kanë rënë në mjetin mjetin tip “Range Rover” me targa AA 164 AX, në pronësi të Adrian Çelës, duke rrezikuar të përhapej edhe tek të tjerë automjete që ndodheshin të parkuar.
Intervista/Sistem teknologjik dixhital për gjurmimin e TVSH-së
Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ka sqaruar në një intervistë për gazetën Tema iniciativën e qeverisë për të rritur shkallën e administrimit të TVSH-së. Sipas zonjës Beqiraj, administrimi i taksës së TVSH-së nuk do të jepet me koncesion, por është një projekt bashkëpunimi në formën e Partneritit Publik Privat, i cili pritet të minimizojë evazionin fiskal. Beqiraj sqaron se në këtë rast kemi të bëjmë me një platformë teknologjike dixhitale, e cila do të mundësojë raportimin në kohë reale të cdo transaksioni, apo për çdo shitje e blerje.