Kontestohet projektligji "Tahiri" për kamerat survejuese në pallate e biznese
Projektligji i propozuar nga qeveria për vendosjen e kamerave në ambjente publike si sheshet e pallatave apo detyrimin me ligj të bizneseve për paisjen me kamera ka ndeshur në kontestimin e parë nga radhët e opozitës. Deputeti Asllan Dogjani deklaroi në Komisionin e Sigurisë së kjo nismë ndërmerret për përfitime personale dhe nuk jep garanci për rritjem e sigurisë publike, pasi sipas tij disa ngjarje të bujshme të filmuara nga kamerat e sigurisë nuk janë zbardhur, duke përmendur vrasjen e Artan Santos dhe rrëmbimin e Enver Stafukës.
"Masat shtesë nuk janë të nevojshme. Ministri thotë kemi më pak vrasje, pse duhen kamera. Vrasja e Santos dhe rrëmbimi i Stafukës u regjistruan, por nuk janë zbuluar. Dyshoj se po bëhet për të përfituar dikush.”- u shpreh Dogjani. Përtej shqetësimit të ish-deputetit socialist projektligji që mund të jetë në kuadër tw retorikws politike mund të ketë probleme me mbrojtjen e privatësisë së individit. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme i kontaktuar nga Respublica tha se i është kërkuar mendimin e Komisionerit të të Dhënave Personale për këtë çështje, i cili është dhe autoriteti përkatës që jep vlerësimin për shkeljen e privatësisë dhe të dhënave personale dhe se sugjerimet e tij janë përfshirë në draft.
Add new comment